Celebrities Showbiz

Elgit Doda rrëfen periudhën e vështirë në çift me Klea Hutën: “I dedikova këngën…”

Elgit Doda është një ndër personazhet e njohur publik që rrallë herë është i pranishëm nëpër intervista mirëpo mbrëmjen e kaluar, producenti i njohur ka qenë një ndër të ftuarit special të programit “Cherry on Top”, drejtuar nga Bora Zemani. Ndërkohë që ka folur për karrierën tij muzikore, Elgiti ka zbuluar se në disa prej krijimeve të tij më të suksesshme kanë ndikuar edhe historitë e tij personale.

Elgiti: Shiko nuk është se unë edhe Klea e kemi patur jetën fushë me lule në gjithë këto vite lidhje. Kështu që në disa këngë ka ndikuar Klea.

Bora: Na zbulo një këngë që ka të bëjë me historinë tënde dhe të Kleas.

Elgiti: “Ku je” është një këngë që i dedikohet një fragmenti të jetës sime me Klean.

Bora: Domethënë ka qenë një moment i vështirë në jetën tuaj.

Elgiti: Sigurisht, nuk ka qenë fushë më lule, si çdo çift.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cherry On Top 🍒 (@cherryontop.tch)

Rikujtojmë se, këngëtari dhe producenti i njohur ka folur për karrierën e tij muzikore dhe sigurisht nuk i kanë munguar disa pyetje ngacmuese. I pyetur nga Bora sa i përket pagesës që ai merr nëpër koncerte, Elgiti nuk ka preferuar të japë një përgjigje kontrete por me shaka ka thënë se fiton rreth 200 mijë euro për nje koncert. Pavarësisht se është pyetur disa herë, Elgiti nuk ka zbuluar detaje por ka shtuar se në koncertet jashtë shtetit fitohet gjithmonë më shumë sesa fitohet në Shqipëri.