Bota Botë e Çuditshme

Ende i pazgjidhur misteri i dritës në spitalin e braktisur!

Misteri i një drite të frikshme në një spital të “braktisur” i ka mbërthyer të gjithë që nga viti 2015 kur u pikas për herë të parë. Kjo dritë misterioze ishte parë në një spital të New Orleans që ishte mbyllur prej më shumë se 8 vitesh.

Drita që dukej si një pemë e vogël Krishtlindjeje ishte raportuar fillimisht nga Mike Arbon. Derisa imazhet kishin mbushur internetin, policia u përfshi në rast dhe u përpoq ta zgjidhte çështjen. Policia pati deklaruar se kishte hyrë dikush dhe kishte varur disa dërrasa me ndriçim në dritare. Sidoqoftë, zyrtarët nuk arritën ta arrestonin të dyshuarin duke e cilësuar rastin si mister ende në ditën e sotme.