Celebrities S’e Kam me Ty

Eni Çobani zbulon në “S’e Kam me Ty” nëse ndihet e lodhur dhe kur do të heqë dorë nga profesioni i saj…

Emisioni i emisioneve “S’e Kam me Ty” vjen përsëri këtë të enjte nën moderimin e Jonidës dhe Islit. Edhe këtë here, dyshja vjen me momente shumë gazmore nga emisionet e tjera, si edhe me një të ftuar shumë speciale.

Eni Çobani, ishte ditën e sotme në “S’e Kam me Ty”, në një dalje publike të rrallë të saj. Ajo rrëfeu rreth momenteve të vështira, të ndërlikuara, por edhe gazmore me të cilat është përballur herë pas here në trajtimin e historive në emision. E pyetur se pse shqiptarët i kanë dhënë aq shumë dashuri, Eni dha këndëvështrimin e saj se pse kjo gjë ndodh.

Dashuria e shqiptarëve ndaj meje, mendoj se siç më tha një i njohur, është sepse jam e qetë, e drejtë dhe i dua njerëzit. Këto transmetohen dhe rikthehen, nuk është ndonjë filozofi e madhe.

Eni u pyet gjithashtu nëse ndihet e lodhur nga të gjithë këto histori dhe a e mendon ndonjëherë të heqë dorë. Duket se ajo është tepër e qartë për dëshirat dhe qëllimet që ka edhe për shumë gjatë.

Nuk e kam menduar, unë nuk lodhem. Unë pyes të tjerët a je lodhur, por vetë s’e pranoj këtë pyetje… Realisht unë do të vazhdoj të punoj.

Por a do të dëshironte Eni të vazhdonte të ishte e vetmja që ndërmjetëson dy palë kontradiktore në televizion, apo nuk do të ishte problem nëse dikush i shtohej rrugëtimit të saj?

Ideja është që nuk kam parë njerëz të gatshëm të duan dhe të bëjnë këtë punë. Është punë që do angazhim total dhe guxim. Ti i bie problemit në kokë, do të presësh telefonata edhe të çuditshme dhe të dish si t’i përgjigjesh.