Bota Botë e Çuditshme

Familjet e të njëjtit seks në SHBA kalojnë për herë të parë shifrën 1 milion!

Për herë të parë, familjet e formuara nga çifte të të njëjtit seks në SHBA kalojnë shifrën e një milion. Kjo u zbulua nga të dhënat e Byrosë së Regjistrimit, sipas të cilave numri i familjeve të të njëjtit seks ka arritur në 1.2 milionë (60% e tyre janë të martuara), me një rritje prej 120% nga viti 2008 në 2021.

Distrikti i Columbias kishte përqindjen më të lartë të familjeve të formuara nga çifte të të njëjtit seks nga çdo shtet, me 2.5%, pasuar nga Hawaii me 1.4%, Oregon dhe Delaware me 1.3%, ndërsa Dakota e Jugut ka përqindjen më të ulët me 0.4%. “Më bën shumë përshtypje se sa e përhapur është shpërndarja e tyre në çdo shtet, jo vetëm nëpër brigjet, por në të gjithë Amerikën,” tha Dowell Myers, një specialist në rritjen urbane dhe ndryshimet sociale në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Prej kohësh tashmë është duke u diskutuar rreth aprovimit të martesave brenda të të njëjtës gjini dhe rreth të drejtave të tyre, por kjo gjë nuk do të diskutohet më në shtetin zvicerian pasi në një referendum të mbajtur në Zvicër për të mbështetur martesat e komunitetit LGBTI, më shumë se 60% e votuesve kanë qenë pro. Procesi i numërimit ende vazhdon, por probabiliteti është shumë i vogël që rezultati të përmbyset.