BBC ka zhvilluar një investigim mbi kartelat mjekësore dhe dokumente ta tjera që ekzistojnë se fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar janë përdorur përgjatë viteve 1970-1980 për të kryer teste klinike të pasigurta nga mjekë dhe shkencëtarë që kanë vënë përpara sigurisë së pacientit ambicien e tyre për të realizuar eksperimente të ndryshme.
Mjekët në Britani iu kanë dhënë gjak të infektuar me sëmundje të ndryshme qindra fëmijëve ku përfshihej gjaku i personave të infektuar me Hepatit C apo edhe me HIV-aids. Në shumicën e rasteve transfuzioni i gjakut dhe provat klinike janë realizuar pa marrë më parë lejen e prindërve apo kujdestarëve të këtyre të miturve. 75 fëmijëve që u përfshin në këto prova klinike mes viteve 1970- 1980 kanë folur për BBC duke treguar pasojat e këtyre eksperimenteve mjekësore.
Një 42 vjecar ka rrëfyer se ai është infektuar me hepatit C, pasi në moshën 3 vjecare në vitin 1985 prindërit e dërguan për ta mjekuar pas një çarje që pësoi në gojën e tij. Dokumentet e zbuluara nga BBC treguan sesi mjekët i kishin dhënë atij gjak të infektuar me synim që të mund ta vëzhgonin më vonë si një rast të provave klinike.
![](https://ichef.bbci.co.uk/news/1024/branded_news/DC2B/production/_117336365_b64aee9b-6a74-4376-947a-a31186301898.jpg)
Shumë prej fëmijëve që janë përdorur nga mjekët britanikë për kryerjen e këtyre eksperimenteve kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me sëmundje të rënda. Mjekët në Britaninë e Madhe të cilët iu dhanë gjak të infektuar fëmijëve të ndryshëm nëpërmjet shiringave të nxehta synon që të provonin shkatërrimin e viruseve të tilla si Hiv-aids apo edhe të Hepatit C.
Ndërkaq, OBSH ka paralajmëruar se më shumë se 3.500 njerëz vdesin çdo ditë nga viruset e hepatitit dhe numri global po rritet. Të dhënat e reja nga 187 vende treguan se numri i vdekjeve nga hepatiti viral u rrit në 1.3 milion në vitin 2022 nga 1.1 milion sa ishte në vitin 2019.
Sipas raportit të OBSH-së, 83% e vdekjeve regjistrohen nga hepatiti B dhe 17% nga hepatiti C. Për trajtimin e këtyre viruseve ka barna efektive dhe të lira. Megjithatë, vetëm 3% e atyre me hepatit B kronik morën trajtim antiviral deri në fund të vitit 2022. Për hepatitin C, ndërkaq, u trajtuan vetëm 20% e të prekurve.