Bota

Fotografia e një gruaje palestineze që mban trupin e mbesës 5 vjeçare të vdekur shpallet “Fotografia e Vitit”!

Fotoja e një gruaje palestineze që mban trupin e mbesës së saj 5-vjeçare, Saly, pasi u vra në një sulm izraelit është shpallur fotografia e shtypit botëror të vitit. Ishte fotografi i Reuters Mohammed Salem që kapi momentin e trishtë të Inas Abu Maamar, 36 vjeç, më 17 tetor në morgun në spitalin Nasser në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.

Juria në Fondacionin World Press Photo me bazë në Amsterdam tha se fotoja tregonte fjalë për fjalë në humbje të paimagjinueshme. “Ndjeva se fotografia përmbledh kuptimin më të gjerë të asaj që po ndodhte në Rripin e Gazës,”-tha Salem në nëntor, një palestinez 39 vjeç, i cili ka punuar për Reuters që nga viti 2003.

“Njerëzit ishin të hutuar, duke vrapuar nga një vend në tjetrin, në ankth për të ditur fatin e të dashurve të tyre dhe kjo grua më ra në sy teksa mbante trupin e vajzës së vogël dhe nuk pranoi ta lëshonte”. Ndërkaq, Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për 2.8 miliardë dollarë për të ofruar ndihmën e nevojshme për 3 milion palestinezë duke theksuar se lufta ndaj urisë në Gazën e shkatërruar nga lufta nuk kërkon vetëm ushqim, por edhe ndërtimin e kanalizimeve e impianteve të ujit, si dhe objekteve shëndetësore.

Andrea De Domenico, shefi i Zyrës Humanitare të OKB-së për Gazën dhe Bregun Perëndimor, iu tha gazetarëve se kërkohen të kryhen “operacionet masive” në mënyrë që këto shërbime të rikthehen e të kenë standarde minimale. Sipas tij, kjo nuk mund të bëhet në kohën kur operacionet ushtarake po vazhdojnë në enklavën palestineze.

Rikujtojmë se më 20 prill, Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të votojë lidhur me ndihmën për Ukrainën, Izraelin e gjithashtu Indo-Paqësorin.  Lajmin e dha kryetari i kësaj dhome, republikani Mike Johnson. Një komitet bëri publik ligjin që përfshin ndihmën e sigurisë në vlerë mbi 95 miliardë dollarë, përfshirë 60.84 miliardë për Ukrainën, vend që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022-shin, mbi dy vjet më parë.