Aktualitet Fol Sociale

Gjyqtarja trajton shkeljet e rënda të punonjësve të policisë së shtetit: “Gjatë ushtrimit të detyrës, me uniformë ka konsumuar…”

Në episodin e shtatë të podcastit të Anila Hoxhës në Top Albania Radio është trajtuar çështja e shkarkimeve nga puna, mbrojtjen e të punësuarve si nënpunës civil kur vlerësohen me notën katër që në rast se përsëritet sjell largimin. Sa të mbrojtur jemi nga punëdhënësit? Eksklusivisht në podcast dalin të dhëna mbi faturën e shkarkimeve të padrejta në adminiatratë që për 10 vjet kap shifrën e përmbi 17 miliardë lekë.

Kjo shifër e lartë tregon se si për dhjetë vjet për qindra të larguar nga puna në institucionet qëndrore, komuna drejtori arsimore, reprate ushtarake e te tjera drejtësia pranoi se ishin larguar në shkelje të ligjit.

Për të diskutuar për këtë çështje për problematikat dhe gjithçka ndeshet në çështjet e marrëdhënies së punës është gjyqtarja Elda Vrionin, një gjyqtare karriere e cila do të shpejgojë gjithçka me detaje. Aktualisht është gjyqtare administrative në Gjykatën e Apelit Administrativ, që është një e vetme në Tiranë.

Pjesë nga intervista: 

Anila Hoxha: Sa rëndë e shkelin ligjin punëmarrësit si psh. përdorin alkool. Deri në çfarë niveli arrijnë shkelja e punëmarrësit?

Elda Vrioni: Ka patur edhe raste kur punonjësit e policisë të shtetit gjatë ushtrimit të detyrës dhe me uniformë ka konsumuar alkool, nuk janë toleruar dhe në vlerësimin tim me shumë të  drejtë. Edhe në fakt përbën shkelje të rëndë disiplinore,  kjo situatë në Rregulloren e Policisë së Shtetit. E mora si shembull këtë.

Anila Hoxha: Po nëpunësit e tjerë çfarë shkeljesh të rënda disiplinore kryejnë?

Elda Vrioni: Mospërmbushja e detyrave funksionale është në vlerësimin tim, një nga shkaqet më….

Anila Hoxha: Duket shumë e përgjithshme? Po çfarë nuk bëjnë ata?

Elda Vrioni: Çdo punëmarrës ka përgjegjësitë e veta brenda pozicionit të punës që i është dhënë. Brenda detyrës që ushtron. 

Anila Hoxha: Pajisja me një raport mjekësor pafundësisht, vazhdon të përdoret si një argument për të shmangur largimin?

Elda Vrioni: Ka raste. Në të gjitha institucionet në bashki, në ministri, në institucionet e tjera, në varësi të ministrive. Ka raste kur punëmarrësit ose për arsye të caktuara marrin raport për kohë të gjatë ose kur fillojnë dhe prishen raportet brenda marrëdhënies së punësimit dhe parandiejnë që mund ti vijë fundi kontratës, e përdorin këtë si mundësi për të fituar kohë ndoshta.

Anila Hoxha: Sa zgjat kjo? Ndërpritet marrëdhënieja e punës në këto rrethana?

Elda Vrioni: Në parim, marrëdhënia e punës nqs. punëmarrësi është me raport të justifikuar mjekësor nuk ndërpritet.

Anila Hoxha: Tani flasim për sektorin privat. Sa zbatohet Kodi i Punës në privat?

Elda Vrioni: Në sektorin privat, kontrata nuk është gjë tjetër, veçse një riprodhim i parashikimeve të Kodit të Punës. Ajo që ka ndodhur kanë ngritur prentendime mbi pagesat për kohën jashtë orarit sepse mund të jetë e pranueshme edhe është e njohur edhe nga Kodi i Punës, që për nevoja pune punëmarrësi mund të qëndrojë përtej orarit. Kjo është një gjë që ndodh në gjithë botën, pra të punosh përtej një orari fiks të përcaktuar në kontratë nuk është një shkelje e madhe e ligjit, nëse kjo justifikohet me nevoja të punës. Ajo çfarë duhet të ndodhë është që punëmarrësi duhet të paguhet për kohën jashtë orarit e cila është e vlerësuar më shumë sesa koha brenda orarit sikundër puna në fundjavë është më e mirëpaguar.

Anila Hoxha: A paguhen?

Elda Vrioni: Paguhen. Duhen të paguhen dhe në shumë raste paguhen. Ka situata që paguhen por në këtë raste vihet në gjykatë.

Anila Hoxha: Zonja gjyqtare, cilat janë institucionet më të paditura nga  punonjësit me objekt “largimin pa të drejtë nga puna”?

Elda Vrioni: Institucionet ku ka ri-organizime, të cilat rezultojnë në largime masive nga puna, bëhen objekt padish në gjykatë.

Anila Hoxha: Kush janë 3 institucionet më të paditura, gjatë karrierës tuaj 23 vjeçare që keni vënë re?

Elda Vrioni: Mund ta përmbledh në mënyrë tërësore që psh. paditë ndaj ministrive kanë qenë të shpeshta. Nuk di të them një klasifikim.

Anila Hoxha: Ndaj bashkive?

Elda Vrioni: Po, ka largime në bashki. Patjetër që gjenerojnë në gjykatë.

Anila Hoxha: Policia, e thamë që i ka të shpeshta?

Elda Vrioni: Nuk di ta them me klasifikim, nuk e bëj  dot një  klasifikim sepse ka institucione, të cilat kanë raste sporadike. Por, ndonjëherë kur largimi është kolektiv, largohen 20 veta këto prodhojnë 20 padi, por kjo nuk dmth. në vetvete që  ai institucion është problematik në kuadër të shkëputjes së marrëdhënieve.