Gossip Health & Beauty

Influencuesja 65-vjeçare e fitnesit zbulon sekretin e fizikut të saj: “Nuk e bëj për burrat…”!

Lesley Maxwell është një eksperte fitnesi që e mban trupin e saj në super formë duke u stërvitur çdo ditë. Trajnerja është 65 vjeçe dhe postimet e saj janë virale. Ajo dërgon mesazhe për jetesën e shëndetshme për ndjekësit e saj, duke treguar se falë ushtrimeve tonifikon muskujt dhe forcon kockat. Lelsey tha për Jam Press se:

Vitaliteti dhe atraktiviteti nuk kufizohen nga mosha. Njerëzit admirojnë gjithmonë një trup të shëndetshëm dhe të fortë. Të bën të ndihesh seksi. Nuk e bëj për burrat. Unë dua të jem e fortë dhe më pozitive për veten time. Njerëzit e të gjitha moshave mund të ndryshojnë trupin e tyre, shëndetin e tyre dhe me të vërtetë ju duhet vetëm një orë në ditë, ju mund të jeni seksi në çdo moshë.

Trajnerja punon me peshat, të cilat mund të praktikohen në çdo moshë, sipas saj. Ajo zakonisht bën katër seanca trajnimi forcash në javë, megjithëse duke punuar në palestër ka raste kur ajo e zgjeron rutinën e saj të stërvitjes. Mbesa e saj 21-vjeçare tha se:

Ajo duket e mahnitshme dhe unë patjetër do të bëj një mënyrë jetese të shëndetshme kur të kem moshën e saj. Ne përpiqemi të përshtatemi në një seancë çdo javë së bashku, kryesisht në palestrën time. Shumicën e kohës ne bëjmë stërvitje me pesha së bashku. Unë preferoj të stërvis këmbët dhe muskujt e kraharorit dhe asaj i pëlqen të stërvis pjesën e sipërme të trupit.

Lesley duke buzëqeshur thotë se:

Tani më afrohen djem më të rinj dhe nuk më besojnë kur u them që Tia është mbesa ime. Shumica mendojnë se jam motra e saj më e madhe. Kishte situata kur më afrohej një fëmijë 18 vjeç. Sigurisht që do të gënjeja nëse do të thoja që nuk më pëlqen dhe kjo është dëshmi se mosha nuk është pengesë për t’u dukur mirë.