Bota Botë e Çuditshme

Ishte në Tokë 350 milionë vjet më parë, zbulohen mbetjet fosile të një peme të rrallë!

Një ekip studiuesish në Kanada kanë gjetur mbetjet fosile të një peme të rrallë që ka qenë në Tokë 350 milionë vjet më parë. Kjo u zbulua nga një rindërtim 3D i bërë nga Timothy Stonesifer i Kolegjit Colby dhe u botua në “Current Biology”. Në pamje të parë, pema fosile e gjetur në provincën kanadeze të New Brunswick i ngjante një palme. Megjithatë, palmat e para u shfaqën në Tokë 50 milionë vjet më parë. Sanfordiacaulis, siç u quajt kjo specie e re, është 350 milionë vjet e vjetër.

Gjethja e saj ka një formë të ndryshme nga ajo e palmave në të cilat gjethet rriten të gjitha në majë. Pema fosile kishte rreth 250 gjethe që u rritën duke mbështjellë të gjithë trungun, jo vetëm majën. Bëhet fjalë për gjethe të mëdha, deri në 1.75 m të gjata dhe të pozicionuara në një spirale rreth një trungu të vogël, me diametër rreth 16 cm. Rezultati ishte një bimë e hollë, por me një gjethe të harlisur.

Sipas autorëve të studimit, gjethet e ekzemplarit të analizuar nuk janë të plota. Mungonte të paktën një metër tjetër, i cili nuk u ruajt në procesin e fosilizimit. Por megjithatë bëri të mundur ruajtjen e një ekzemplari jashtëzakonisht të plotë. Pema u rrit në bregun e një liqeni në të cilin përfundoi pas një tërmeti dhe atje u fosilizua shpejt në një situatë qetësie relative, e cila lejoi formimin e një gjetjeje të tillë të rrallë. Ne ende nuk e dimë pse Sanfordiacaulis kishte gjethet e tij të rregulluara kështu. Një teori është se ishte një mënyrë për të kapur sa më shumë dritë që të ishte e mundur dhe për të mposhtur konkurrencën nga bimët e tjera me të cilat bashkëjetonte.