Pasò Sport

Jetmir Halilaj: “Kampionati shqiptar në regres, nuk mban njeri përgjegjësi!”

Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që do t’ju ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, vetëm në Top Albania Radio.

Një program sportiv prej 120 minutash i rikthehet informacionit dedikuar sportit çdo javë. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre. Fundjava sportive paraprihet nga më shumë njohuri për të apasionuarit. Të gjitha eventet sportive kanë resumenë e tyre në “Pasó”. Çdo të premte, vetëm në Top Albania Radio.

I ftuar ditën e sotme në një lidhje telefonike në të premten sportive ishte Jetmir Halilaj, i cili u shpreh shumë i pakënaqur me ecurinë e Kombëtares shqiptare.

I kam parë si një regres të Kampionatit shqiptar, sot kënaqemi me Laçin që me meritë të plotë është kualifikuar me një skuadër qe nuk mendoj se ishte më e mirë se Laçi. Kështu është riorganizuar futbolli shqiptar. Kështu është strategjia, nuk shoh një plan në klubet tona për të bërë progres, kur dështon nuk mban asnjë përgjegjësi. Nuk mund të jetë futbolli rastësi gjithë kohën.