Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm Mc Kresha dhe Elinel, Capital T paska të tjera surpriza për ne…

Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

E duket se në prag fundviti, reperi na bëri një surprizë shumë të bukur duke lançuar këngën e tij më të re me titull “Nashta” vetëm dy ditë më parë.

Por, duket se reperi nuk ka të ndalur. Edhe pse sapo ka lançuar projektin e ri, Kapo paralajmëroi bashkëpunimin e rradhës me artistin e njohur, reperin Elinel dhe Mc Kresha, mirëpo duket se nuk janë vetëm këto surprizat që ka rezervuar për ne reperi. Me anë të një postimi në Instagram, ai ka zbuluar të gjithë titujt e projekteve që janë pjesë e albumit dhe një bashkëpunim me një tjetër me reperin e njohur, Elinel.

Përpos karrierës si këngëtar, Kapo ka qenë shpesh i diskutuar për jetën e tij private. Së fundmi është përfolur shpesh për një lidhje dashurie me modelen e njohur Adrola Dushi. Megjithëse u diskutua gjatë në media, dyshja nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre. Dyshimet dyshja i shtuan jo vetëm me një fotografi selfie të dyshes që bëri shumë bujë asokohe, por dhe pjesëmarrja e Adrolës si modele në klipin e tij.