Showbiz

Jonida Alickolli dhe Zaimina Vasjari bëhen nëna vajzash

Një gëzim i dyfishtë ishte ai i ditës së djeshme pasi dy nga vajzat më të dashura të showbiz-it shqiptar u bënë nëna të dy vogëlusheve.

Jonida dhe Zaimina kanë postuar në rrjetet e tyre sociale nga një foto ku shfaqen duart e vogla të bebusheve të tyre dhe ajo çfarë i bashkon është lindja në të njëjtën ditë.

E vogla e Jonidës quhet Tiara që përkthehet kurorë dhe lindi rreth 3.350kg duke u bërë kështu pjesëtarja e 4-t e familjes e pushtuar nga vajzat.

Ndërsa Zaimina pas fotove të bukura që postoi pak ditë para lindjes, së shpejti pritet që të shfaqë të voglën e saj Khloe së bashku me bashkëshortin Klodian Asllani. Zaimina është bërë nënë për herë të parë ndërsa folësja e dashur e Top Albania Radio për herë të dytë.

Dy vajzat kanë marrë urimet më të përzemërta nga miqtë dhe të afërmit e tyre por edhe nga fansat që kanë shkruar qindra komente poshtë fotove ku diçitura shkruan “29.01.2018”.