Gossip Showbiz

“Ju lutem na ndihmoni”, Almeda Abazi në panik pas zjarreve në Turqi!

Në fillim të kësaj jave, zjarret kanë vërshuar në pjesë të ndryshme të Evropës Jugore përfshirë edhe Turqinë, ku deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në tetë. Në një postim të fundit modelja dhe aktorja e njohur shqiptare, Almeda Abazi e cila prej disa vitesh jeton në shtetin turk ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Instagram.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që kanë mundësi të ndihmojnë…

Unë po i thërras të gjitha vendet që mund të na ndihmojnë. Ne jemi të shkatërruar dhe deri më tani po ashtu u shkatërruan 112 zjarre. Ne nuk kemi mjaftueshëm avionë zjarrfikës për t’i ndaluar ato. Kemi humbur tetë persona, shumë kafshë dhe pyjet tona. Ju lutem na ndihmoni. Ne kemi nevojë për aeroplanë urgjentisht. Ne kemi vetëm një.

Rikujtojmë, se me një fatkeqësi të tillë është solidarizuar edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa e cila prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri. Përmes një fotoje të publikuar në Instastory, bukuroshja shkroi:

Planeti jonë i shkretë është duke qarë. Kur do ta shohim se ky ndryshim i klimës është i vërtetë. Ne duhet të përballemi me faktet. Mbroni nënën tonë. Turqi jam me ju.

Ndërkaq, bukuroshja Almeda Abazi është bërë nënë për herë të dytë dhe këtë herë ka sjellë në jetë një vajzë. Lajmin e lindjes e konfirmoi vetë bashkëshorti i saj Tolgahan, përmes një postimi në “Instastory”. Aktori turk ka ndarë me ndjekësit edhe emrin e vajzës, të cilën vendosën ta quajnë Alina.