Kafeja më e shtrenjtë në botë prodhohet nga jashtëqitja e kafshës së quajtur “LUWAK”. Kjo kafshë pi kafe dhe nxjerr kafe me jashtëqitjen e saj. Kafeja Luwak kushton deri në 1.000 dollarë për kilogram, në varësi të proceseve të prodhimit dhe cilësisë së saj.
Një kafshë e vogël aziatike ushqehet me kafen e papjekur në pemë dhe më pas i nxjerr në formë jashtëqitje dhe më pas ato mblidhen për t’u konsumuar nga njerëzit. Fermentimi ndodh kur kokrrat e kafesë kalojnë nëpër zorrët e saj dhe enzimat e tyre ndihmojnë tretjen e ushqimeve të ndryshime përfshirë kafen dhe fasulet, duke hequr aciditetin. LUWAK janë kafshë të natës që mund të gjenden nëpër pyjet tropikale në ishujt indonezianë të Sumatra, Java, Bali dhe Sulawesi.
Ndërkaq, lokali i njohur si “Proud Mary” sapo ka blerë më pak se gjysmë kilogramë nga kafja më e shtrenjtë në botë, me vlerë të përgjithshme 2 mijë dollarë, pak a shume 150 dollarë filxhani. Varianti i kafes është ai i quajtur “Black Jaguar”, i kultivuar në rajonin e Chirigui të Panamasë dhe ka një kosto rreth 50 herë më të lartë se kafja tradicionale. Kafja e tipit Geisha shndërrohet në “black jaguar” pas një teknike të pjekjes e ngadaltë, më e gjatë se normalja por pa e djegur atë.