Tech

‘Kapërceu’ kufijtë, roboti që po del në pension!

Një robot i quajtur Atlas, nga kompania Boston Dynamics, na bëri përshtypje me akrobacitë e tij në vitet e fundit. Megjithatë, ishte koha që ai të tërhiqej. “Atlas ushqeu imagjinatën tonë, frymëzoi gjeneratën e ardhshme dhe kaloi barrierat teknike. Tani është koha që roboti ynë hidraulik të relaksohet”,-shkroi kompania në platformën YouTube.

Videoja tregon se sa larg ka arritur ekipi me zhvillimin e Atlasit, me shfaqje të shumta të arritjeve fizike, duke përfshirë akrobaci të ndryshme dhe tejkalimin e pengesave në terrenin stërvitor. Atlas përfundoi duke qenë një makinë tepër precize që mund të imitonte lëvizjet njerëzore dhe madje edhe më shumë, bënte salto dhe kërcente me një ritëm të tmerrshëm.

Në fund të videos, megjithatë, marrim një mesazh shprese. Ai thotë “deri herën tjetër”, që do të thotë se Atlas mund të kthehet një ditë në fund të fundit. Ndërkaq, një robot humanoid i përshkruar si më i avancuari në botë do të shfaqet në Skoci. Sipas mediave të huaja, “National Robotarium”, qendra e Mbretërisë së Bashkuar për robotikën dhe Inteligjenëcën Artificiale (AI) me bazë në Universitetin Heriot-Watt në partneritet me Universitetin e Edinburgut, ka siguruar robotin, të quajtur Ameca, nga Engineered Arts.

Ameca mund të ndërveprojë me njerëzit në një mënyrë të natyrshme dhe tërheqëse. Roboti ka mikrofona, kamera, softuer për njohjen e fytyrës dhe komponentë të tjerë të motorizuar. “National Robotarium” shpreson të thyejë barrierat dhe të ndërtojë besimin midis njerëzve dhe robotëve duke ekspozuar Ameca në shkolla dhe seminare për të ofruar mundësi për njerëzit e të gjitha moshave që të ndërveprojnë drejtpërdrejt me robotin dhe të mësojnë për përparimet më të fundit në robotikë dhe AI.