Një qëllim në jetë për shumë prej nesh është të jenë në marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme, por shumica mund të bien dakord që arritja e kësaj është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Ja cilat janë disa prej shenjave që do ju ndihmojnë të dalloni në qoftë se jeni apo jo në një marrëdhënie të tillë:
1. Ju nuk keni frikë të flisni.
Në një marrëdhënie të shëndetshme, do të ndiheni mjaft të sigurt për të qenë të hapur me partnerin tuaj.
2. Besimi thelbi i marrëdhënies.
Ata ju tregojnë se ju besojnë duke ju dhënë lirinë dhe hapësirën që ju nevojitet pa ju kontrolluar vazhdimisht.
3. Ju e dini gjuhën e dashurisë së njëri-tjetrit.
Në një marrëdhënie të shëndetshme, ju keni marrë kohë për të mësuar “gjuhën e dashurisë” të njëri-tjetrit, në mënyrë që të mund ta shprehni dashurinë tuaj në një mënyrë që funksionon për ju të dy.
4. Ju inkurajoni njëri-tjetrin.
Është në rregull nëse ëndrrat tuaja nuk përputhen me njëra-tjetrën për sa kohë që ju “nderoni dhe inkurajoni njëri-tjetrin për të arritur qëllimet tuaja”.
Por a keni dyshime se partneri juaj ju tradhton? Gjëja më e mirë për të bërë është të bëni një bisedë të qetë dhe të mos nxirrni përfundime të shpejta. Megjithatë, nëse je një vajzë kaotike, mund të dëgjosh një version, i cili është bërë viral dhe të veprosh në përputhje me rrethanat.