Bota Celebrities

Kërkohen më pak se 5000 firma përpara se qeveria t’i përgjigjet peticionit kundër familjes së mbretit Charles…

Më pak se 5000 firma të tjera kërkohen përpara se qeveria britanike t’i përgjigjet një peticioni kundër familjes mbretërore britanike. Mbi 5000 njerëz kanë nënshkruar një peticion duke i kërkuar qeverisë të lejojë një referendum publik për monarkinë. Peticioni është nisur në faqen zyrtare të qeverisë britanike, ndërsa afati i tij përfundon më 11 tetor 2023.

Me 10 mijë firma, qeveria do t’i përgjigjet këtij peticioni, ndërsa me 100 mijë firma, ky peticion do të shqyrtohet në Kuvend.

Në peticion thuhet:

 Ne duhet të kemi një zgjedhje nëse do t’i mbajmë mbretërit në pozicionin e tyre aktual, ose të heqim pikëpamjen e vjetër se në varësi të familjes në të cilën keni lindur, do të thotë se ju keni të drejtë të sundoni mbi të tjerët qoftë edhe vetëm në emër. Ne patëm një referendum për pavarësinë skoceze, për t’u larguar nga BE-ja, tani është koha që të kemi një për monarkinë. Megjithatë, ndryshe nga referendumi i BE-së, qeveria duhet të qëndrojë neutrale dhe thjesht të zbatojë çfarëdo që të vendosin njerëzit.

Aktivistët kundër monarkisë u panë duke shpërndarë linkun e peticionit kur Kate Middleton mbërriti në Wimbledon të shtunën.