Gossip Showbiz

Këta të famshëm janë aq identikë me njëri tjetrin sa është e vështirë të besohet se nuk kanë lidhje gjaku!

Shanset për të pasur një vëlla ose motër binjake identike janë 3 ose 4 për çdo 1000 lindje. Por për disa të famshëm, kjo statistikë është thjesht një formalitet, pasi ata as nuk kanë nevojë të kenë të njëjtën nënë për të gjetur binjakun e tyre.

Të gjithë kanë mbetur pa fjalë nga ngjashmëria e aktores 32-vjeçare, Lily James me Pamela Anderson, në filmin “Baywatch”. Në fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, Lily shfaqet e veshur me bikinit ikonike të Pamela Anderson.

Njihuni me disa të famshëm që janë identik të ngjashëm me disa të famshëm të tjerë:

 Tom Hardy/Logan Marshall-Green

Ryan Reynolds/Kate Beckinsale

Cameron Diaz/Helena Christensen

Margot Robbie/Jaime Pressly

Jada Pinkett Smith/Zoe Saldana

Will Ferrell/Chad Smith

Chord Overstreet/Austin Butler

Portia De Rossi/Drea de Matteo

 Kristen Stewart/Jena Malone

Nicole Scherzinger/Roselyn Sanchez

 Chace Crawford/Chris Hemsworth

 

Rikujtojmë, se qëkur Barack Obama mori detyrën si Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara, në vitin 2009, Ilham Anas është bërë i famshëm për shkak të ngjashmërisë së tij me njeriun më të fuqishëm të botës.

Para shumë kohëve, këngëtarja e famshme Rihanna na befasoi të gjithëve me postimin e një fotoje në Instagram ku në pamje të parë duket si ajo në moshë të vogël. 31-vjeçarja në fakt na prezantoi me sozinë e saj e cila është një kopje identike e yllit të muzikës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është një ndër emrat më të komentuar të momentit jo vetëm si një artiste që po bën namin në tregun ndërkombëtar por edhe për paraqitjen dhe stilin e saj. Media të ndryshme por edhe fansa të zjarrtë të saj kanë zbuluar sozinë e Dua-s dhe duhet theksuar se ngjashmëria është e frikshme.