Celebrities Gossip Showbiz

Fjalët në këtë këngë të Ledrit janë dedikuar Sarës?

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.

Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha dhe ai nuk na i kursen fotot dhe momentet shumë të ëmbla që kalojnë së bashku.

Ashtu si ka bërë dhe pak më parë ku ka ndarë një foto me bukuroshen nga pushimet që po kalojnë familjarisht në Bali dhe krahas në formë shakaje i ka dedikuar fjalët e këngës së tij të njohur së tij në bashkëpunim me Melindën ‘A m’ke dasht’.

Nuk të çoj në shtëpi pa të çu’ n’Bali  

Apo kanë qenë dedikim për Sarën që nga fillimi?

Ashtu si shumë këngëtarë të tjerë kanë paralajmëruar se do të sjellin projekte solo apo duete, Ledri na ka paralajmëruar se do të jetë dhe ai pjesë e ‘surprizave të fillimit të vitit’. Me anë të disa fotove nga studio muzikore dhe pa shumë fjalë duket se reperi na lajmëroi që ta presim gjithë sy e veshë…