Bota Tech

Kirgistani bllokon TikTok prej shqetësimeve mbi shëndetin mendor të fëmijëve!

Kirgistani ka ndaluar aplikacionin TikTok në territorin e tij teksa shërbimet e sigurisë së vendit të Azisë qendrore kanë ngritur shqetësime mbi influencën e tij te fëmijët. Por megjithëse disa përdorues në kryeqytetin Bishkek e mirëpritën masën, të tjerë si Aku Sharsheeva thanë se vendi ish-sovjetik duket se po kufizon lirinë e shprehjes.

Ajo thotë:

Në TikTok ti mund të shprehje pikëpamjet e tua, dhe duket se shteti nuk preferon që opinione alernative të qarkullojnë lirshëm në internet.

Aplikacioni në zotërim të grupit kinez ByteDance, është përballur me disa masa nga rregullatorët e vendeve për çështjen e sigurisë online të fëmijëve dhe për mbledhjen e paligjshme të të dhënave personale. Në studion e saj të fotografisë në kryeqytet, Aku Sharsheeva, përpiqej pa sukses të lidhej me TikTok kësaj jave. 22-vjeçarja për rrjetin AFP, duke treguar ekranin me simbolin ‘error’, thotë:

Nuk mund të postosh asgjë, nuk ka video.

Sharsheeva përdorte TikTok për punën e saj me fotografitë, ndërsa tani i duhet të gjejë një mënyrë tjetër. Janë disa shtetet që kanë paditur TikTok për çështje si shëndeti mendor i fëmijëve apo të dhënat personale që mbledh nga përdoruesit.

Azamat Asanov, zyrtar në ministrinë e cështjeve dixitale në Kirgizstan tha se vendimi erdhi prej shërbimeve të sigurisë, por shumë dyshonin në këtë arsyetim. Sharsheeva tha:

Mbyllja e TikTok është absurde. Përmbajtjet e dëmshme për fëmijët mund t’i gjej kudo, në të gjitha rrjetet sociale, ata po e bllokojnë për të kontrolluar lirinë e shprehjes.

Kirgistani ka nisur një fushatë të ashpër të kontrollit ndaj mediave të pavarura e shoqërisë civile muajt e fundit. Autoritetet raportohet se kanë arrestuar disa gazetarë dhe ndaluar rrjetet të pavarura informacioni duke i etiketuar si “agjentë të huaj”.