Kuriozitete
Dorëzimi i ushqimit zakonisht shoqërohet me makina, motoçikleta dhe biçikleta, por në Meksikë shoqërohet me kal. Korrierët janë të kënaqur me mënyrën kreative të dorëzimit të porosive.
Marc Hatch nga Britania e Madhe i ka dorëzuar gruas së tij faturën prej 821 euro, pasi kaloi gjashtë orë duke pastruar shtëpinë. Burri pretendonte që duhet të paguhej medoemos.
Amalie Olin Lundstad ka profesionin më të rrezikshëm në botë. E reja është eksperte e diplomuar në gaz dhe energji dhe punon si teknike në një nga platformat e naftës në mes të Detit të Veriut. Nga ky profesion kanë ndodhur rreth 4,000 aksidente dhe 1,654 lëndime.
16-vjeçari Aidan Grainger ka arritur një rekord të ri duke zgjidhur enigmën Megaminx për 31.4 sekonda. Megaminx është një enigmë me 12 faqe dhe 50 pjesë lëvizëse e cila funksionon në mënyrë të ngjashme me një rubikon. Shkathtësia e 16 vjeçarit e vendos atë si lojtarin e 9-të më të shpejtë në zgjidhjen e Megaminx.
Neuralink ka implantuar me sukses një nga çipat e saj të trurit me valë te një njeri për herë të parë. Rezultatet fillestare zbuluan pika premtuese të neuroneve ose impulse nervore dhe pacienti po shërohet.
Një djalë në Teksas lindi vetëm 27 javësh dhe peshonte vetëm 411 gramë. Ai ishte aq i vogël sa unaza e martesës së të atit i përshtatej kyçit të dorës si byzylyk. Një në 10 foshnja në SHBA lindin para kohe, para javës së 37-të.
Kirurgët dhe shkencëtarët kanë zhvilluar testin e parë të gjakut në botë për tumorin në tru që sipas ekspertëve mund të revolucionarizojë diagnozën, të përshpejtojë trajtimin dhe të rrisë normat e mbijetesës.
Një shtëpi e ndërtuar në pemë është kthyer në klasën më të lartë në botë. Ajo është vendosur në një pemë dhe qëndron 32 metra lart në mbulesën e pyjeve tropikale të Amazonës. Kjo shtëpi është ndërtuar nga dru i qëndrueshëm marrë nga pemët e rrëzuara në Amazonë. Në të ka energji diellore dhe internet satelitor me shpejtësi të lartë.
Një numër në rritje i njerëzve dhe kafshëve shtëpiake po ngrihen në laboratorë kriogjenikë, me shpresat që një ditë të kthehen në jetë nga shkenca. Kjo është e përballueshme për një person mesatar duke filluar nga 28,000 dollarë, e cila zakonisht paguhet përmes sigurimit të jetës.
Një grua polake kaloi 3 orë, 6 minuta dhe 45 sekonda duke qëndruar në një kuti të mbushur deri në qafë me akull dhe kështu arriti të vendos një rekord botëror Guinness.
Buffa di Perrero konsiderohet si shtëpia më e izoluar në botë. Ndodhet në një lartësi prej 2760 metrash, e gdhendur në shkëmb dhe e vetmja rrugë për të shkuar është një shkëmb i thepisur dhe i rrezikshëm.
Një 12-vjeçar nga Britania ka shënuar rezultatin më të lartë në një test inteligjence duke i bashkuar organizatës ‘Mensa’. Vogëlushi ia kaloi Albert Einstein dhe Stephen Hawking duke arritur rezultatin më të lartë prej 162 pikësh në “testin Cattell III-B”.
Studiuesit britanikë po testojnë një sistem revolucionar duke ripërdorur nxehtësinë e kompjuterëve për të siguruar potencialisht ngrohje për miliona shtëpi të pozicionuara në ish-lokacionet e minierave. Superkompjuteri Exascale i cili synon të ruajë nxehtësinë e tepërt, aktualisht gjendet nën strehimin e Universitetit të Edinburghut dhe lëshon rreth 70 GWh nxehtësi, shifër kjo e cila pritet të rritet në 272 GWh.
Mbi 6000 persona kanë firmosur një peticion për të rikthyer një maçok në një dyqan ushqimesh në rajonin e Kaliningradit të Rusisë. Maçoku kishte qëndruar në këtë ambient për 3 vite. Maçoku u shfaq në disa reklama dhe një kalendar, fitoi titullin “punonjësi i vitit” dhe madje kishte menaxherin e tij personal.
10,000 vjet më parë, një grup adoleshentësh në Suedinë e sotme përtypnin copa rrëshire thupër, pothuajse në të njëjtën mënyrë si fëmijët sot përtypin çamçakëz. Në analizën e shkencëtarëve, u zbuluan mbetjet e mishit të drerit dhe troftës, arra, si dhe se njerëzit e epokës së gurit përpunonin leshin e ujkut dhe dhelprës me dhëmbët e tyre.
Letra e parë e dërguar me një pullë ngjitëse të parapaguar do të dalë në ankand dhe mund të shitet deri në 2.5 milionë dollarë. Kjo letër është dërguar 183 vjet më parë dhe ka një vulë ‘Penny Black’ në këndin e sipërm djathtas të zarfit. Kjo është pulla e parë e lëshuar në Britani si dhe në të gjithë botën që paraqet në profil Mbretëreshën Victoria të Mbretërisë së Bashkuar në një sfond të zi.
Një klub futbolli u ka kërkuar falje tifozëve të tij pasi një lokal i stadiumit u dekorua me ngjyrat e rivalëve të tij, disa ditë para takimit të skuadrave në FA Cup. Një mesazh që lexonte “Ha’way the lads” në të kuqe Sunderland u zëvendësua me shkrimin Geordie “Howay” në të zezë. Sunderland luan bardhekuq; Newcastle bardh e zi.
Një ekip futbolli nga Martinika, i cili bëri një udhëtim vajtje-ardhje 12,900 km për të luajtur një ndeshje kupe në Francë, e humbi ndeshjen me rezultatin 12-0. Ata kishin mjaft kohë për të reflektuar mbi humbjen në udhëtimin e tyre të gjatë për në shtëpi.
Një burrë Australian ka zbuluar se është në një marrëdhënie “intime” me një kukull plastike. Aussie Rod e bleu kukullën në vitin 2021 pasi kaloi një periudhë intensive vetmie ku nuk kishte pasur asnjë kontakt fizik me një grua për dy vjet. Ai pagoi 3,000 dollarë për këtë kukull të cilin e quajti Karina Luvly.
Një burrë gjerman theu rekordin botëror Guinness pasi konsumoi një filxhan kafe për 3.12 sekonda. Organizata për regjistrimin e rekordeve njoftoi se Felix von Meibom fitoi titullin për kohën më të shpejtë të pirjes së një filxhan kafeje teksa rekordi u thye në Frankfurt.
1.75 milionë dollarë do të jetë dëmshpërblimi që një burrë amerikan do të marrë nga shteti i Miçiganit, pasi kaloi 35 vite në burg sepse u dënua gabimisht për sulm seksual ndaj një të miture. Lewis Wright u lirua nga burgu në nëntor pasi autoritetet provuan nëpërmjet testeve të ADN-së se nuk ishte ai autori i sulmit të vitit 1988.
Lancashire Heeler është qeni i vogël me buzëqeshjen më të madhe dhe ka vetëm 5.000 të tillë në botë. Lancashire Heeler e ka origjinën nga Britania e Madhe, ku konsiderohet një “racë shtëpiake e brishtë”. I vogël në shtat, aktiv dhe i njohur për buzëqeshjen e tij të gjerë Lancashire Heeler është një nga racat më të reja të qenve.
Kina ka krijuar trenin e parë “të mençur” IRT, i cili lëviz në rrugët pa binarë. Ky sistem ofron siguri dhe transport duke përdorur vizionin e trenit, kontrollet dhe sinjalet në bord. Transporti i ri publik funksionon me energji elektrike dhe nuk shkakton ndotje. Gjithashtu, vjen me një sistem drejtimi i cili gjen rrugën duke përdorur sensorë, ngjashëm me mënyrën se si drejtohen makinat në trafik.
Një firmë teknologjike nga Katari ka krijuar një pajisje të quajtur Swapery e cila thuhet se karikon plotësisht telefonin në vetëm shtatë sekonda. Swapery shpërndan “paketa baterish” të cilat ngjiten në mënyrë magnetike në pjesën e pasme të telefonit dhe lidhen me portën e karikimit në pjesën e poshtme të tij.
Dale Sanders nga SHBA, ka shënuar një rekord të ri botëror duke u shpallur si personi më i moshuar që ka lundruar në lumin Misisipi. Sanders e filloi lundrimin në ditëlindjen e tij të 87-të dhe e përfundoi për 87 ditë. Amerikani e kishte përshkuar Misisipin për herë të parë në moshën 80-vjeçare në vitin 2015.
Në qytetin italian Monfalcone mund të gjobiteni deri në 200 euro për një pështymë në trotuar. Vitin e kaluar në qytet është vendosur ndalimi për hedhjen e cigareve në rrugë, për të cilin parashikohet gjobë deri në 120 euro dhe deri më tani janë gjobitur 16 persona.
Një kopsht në Tasmania ka fituar konkursin “Lëndina më e shëmtuar në botë”. Është një zonë e stërmbushur me ‘kratere’, ‘tufa’ të këputura me bar të verdhë dhe bimë kafe që janë tharë nën diellin e nxehtë australian. Lëndina e Murray-t në Sandford doli në krye, duke mposhtur lëndinat e thara dhe të parregullta në Gjermani, Francë, Kanada, Kroaci, Suedi, SHBA dhe MBretërine e Bashkuar.
Kuzhinieria ganeze, Failatu Abdul-Razak theu rekordin botëror pasi gatoi pa pushim për më shumë se 227 orë. Para se të fillonte maratonën e gatimit, të cilën e quajti një “detyrë kombëtare”, ajo tha se po e bënte për Ganën.
Shpikja e rrobave të reja kundë të ftohtit dhe të nxehtit është rezultati i një grupi kërkimor të udhëhequr nga Ziyuan Wang i universiteti ”Nankai” në Kinë. Janë rroba të teknologjisë së lartë të afta për të mbajtur trupin e njeriut në një temperaturë optimale, pavarësisht nëse është shumë nxehtë apo shumë ftohtë. Materiali i ri, do të përdorë qeliza fotovoltaike fleksibël si burim energjie.
Pasagjerët në fluturimin NH106 që u ngritën nga Tokio në vitin e ri 2024 u ulën në Los Anxhelos në vitin 2023. Duke pasur parasysh diferencën e madhe kohore midis dy qyteteve, pasagjerët në një fluturim nga Tokio në Los Anxhelos përjetuan udhëtimin në kohë. Ata u ngritën nga Tokio në orën 00:50 të datës 1 janar 2024 dhe zbarkuan në Los Angeles më 31 dhjetor 2023, rreth orës 17:00.
Pothuajse 103,751€ u shpenzuan për shampanjë të shërbyer në raste të veçanta në dhomën e sipërme të Parlamentit britanik, Dhomën e Lordëve. Kjo paraqet shumën më të madhe në pesë vitet e fundit. Çmimi është pak më i lartë se shuma totale e ndarë në vitin 2022, kur rreth 98,520 euro u blenë për 9 shishe.
Një shpallje për të gjetur punëtor si shijues birre në Irlandën e Veriut është quajtur “puna më e mirë në botë“. Reklama tërhoqi vëmendjen e rreth 2500 aplikantëve, por pak prej tyre plotësonin kriteret e kërkuara. Reklama përfshinte një ofertë që përfshinte birrë falas, patatina dhe madje edhe një shtëpi me taksi. Vetëm një përqindje e vogël e popullsisë zotëron predispozitat gjenetike të nevojshme për t’u bërë “super shijues”.
Një grua nga Gana po synon të thyejë rekordin Guinness pasi këndoi për 126 orë e 52 minuta. Afua Asantewaa nisi sfidën për të kënduar një repertor prej 125 këngësh në prag të Krishtlindjeve dhe përfundoi përpjekjen e saj pesë ditë më vonë. Asaj iu lejua një pushim 5-minutësh çdo orë ose një pushim 20-minutësh çdo katër orë sipas rregullave të rekordeve botërore Guinness.
Një grua nga Teksasi mund të ketë hyrë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness duke shpenzuar 55 orë duke bërë ëmbëlsira të shijshme. Mitchell Handley krijoi produkte të ndryshme pjekjeje në kuzhinën e saj në një përpjekje për të marrë rekordin për maratonën më të gjatë të pjekjes nga një individ.
Shkencëtarët arritën në përfundimin se gratë thonë 20.000 fjalë në ditë, në krahasim me burrat që thonë rreth 7.000 fjalë. Hulumtimet kanë treguar se kjo është për shkak të një doze më të lartë të një proteine në tru te gratë e quajtur “Foxp2”.
Kanadezët në qytetin veri-perëndimor të Inuvik mirëpritën lindjen e diellit pas më shumë se 30 netësh. Qyteti Inuvik që shtrihet në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë, përjetoi atë që njihet si fenomeni i netëve polare. Një natë polare, një fenomen kur nata zgjat më shumë se 24 orë, shkaktohet nga rrotullimi i Tokës në raport me pozicionin e diellit.
Thyerjet e penisit ndodhin më shumë periudhës festive. Mosha mesatare për thyerjet e penisit te meshkujt ishte 42 vjeç. Sipas mjekëve, këto ndodhi aspak të këndshme ndodhin në periudha kur çiftet po shijojnë momente relaksi si Krishtlindjet, fundjavat dhe vera.
Një 71-vjeçar u shpall i pafajshëm nga gjykata në shtetin amerikan të Oklahomas, pasi kaloi gati gjysmë shekulli pas hekurave për një vrasje që nuk e kishte kryer. Glenn Simmons është personi që kaloi kohën më të gjatë në burg përpara se të shfajësohej në historinë e SHBA.
Nga shtatori deri në mars të çdo viti, rjukanasit jetojnë në hije. Edhe pse e shohin diellin në shpatet e maleve që i rrethojnë, nuk e ndjejnë atë në fytyrë. Ata hanë mëngjes, drekë dhe darkë në errësirë. Ata jetojnë në gjysmë errësirë për gjashtë muaj të vitit.