Kuriozitete
1.75 milionë dollarë do të jetë dëmshpërblimi që një burrë amerikan do të marrë nga shteti i Miçiganit, pasi kaloi 35 vite në burg sepse u dënua gabimisht për sulm seksual ndaj një të miture. Lewis Wright u lirua nga burgu në nëntor pasi autoritetet provuan nëpërmjet testeve të ADN-së se nuk ishte ai autori i sulmit të vitit 1988.
Lancashire Heeler është qeni i vogël me buzëqeshjen më të madhe dhe ka vetëm 5.000 të tillë në botë. Lancashire Heeler e ka origjinën nga Britania e Madhe, ku konsiderohet një “racë shtëpiake e brishtë”. I vogël në shtat, aktiv dhe i njohur për buzëqeshjen e tij të gjerë Lancashire Heeler është një nga racat më të reja të qenve.
Kina ka krijuar trenin e parë “të mençur” IRT, i cili lëviz në rrugët pa binarë. Ky sistem ofron siguri dhe transport duke përdorur vizionin e trenit, kontrollet dhe sinjalet në bord. Transporti i ri publik funksionon me energji elektrike dhe nuk shkakton ndotje. Gjithashtu, vjen me një sistem drejtimi i cili gjen rrugën duke përdorur sensorë, ngjashëm me mënyrën se si drejtohen makinat në trafik.
Një firmë teknologjike nga Katari ka krijuar një pajisje të quajtur Swapery e cila thuhet se karikon plotësisht telefonin në vetëm shtatë sekonda. Swapery shpërndan “paketa baterish” të cilat ngjiten në mënyrë magnetike në pjesën e pasme të telefonit dhe lidhen me portën e karikimit në pjesën e poshtme të tij.
Dale Sanders nga SHBA, ka shënuar një rekord të ri botëror duke u shpallur si personi më i moshuar që ka lundruar në lumin Misisipi. Sanders e filloi lundrimin në ditëlindjen e tij të 87-të dhe e përfundoi për 87 ditë. Amerikani e kishte përshkuar Misisipin për herë të parë në moshën 80-vjeçare në vitin 2015.
Në qytetin italian Monfalcone mund të gjobiteni deri në 200 euro për një pështymë në trotuar. Vitin e kaluar në qytet është vendosur ndalimi për hedhjen e cigareve në rrugë, për të cilin parashikohet gjobë deri në 120 euro dhe deri më tani janë gjobitur 16 persona.
Një kopsht në Tasmania ka fituar konkursin “Lëndina më e shëmtuar në botë”. Është një zonë e stërmbushur me ‘kratere’, ‘tufa’ të këputura me bar të verdhë dhe bimë kafe që janë tharë nën diellin e nxehtë australian. Lëndina e Murray-t në Sandford doli në krye, duke mposhtur lëndinat e thara dhe të parregullta në Gjermani, Francë, Kanada, Kroaci, Suedi, SHBA dhe MBretërine e Bashkuar.
Kuzhinieria ganeze, Failatu Abdul-Razak theu rekordin botëror pasi gatoi pa pushim për më shumë se 227 orë. Para se të fillonte maratonën e gatimit, të cilën e quajti një “detyrë kombëtare”, ajo tha se po e bënte për Ganën.
Shpikja e rrobave të reja kundë të ftohtit dhe të nxehtit është rezultati i një grupi kërkimor të udhëhequr nga Ziyuan Wang i universiteti ”Nankai” në Kinë. Janë rroba të teknologjisë së lartë të afta për të mbajtur trupin e njeriut në një temperaturë optimale, pavarësisht nëse është shumë nxehtë apo shumë ftohtë. Materiali i ri, do të përdorë qeliza fotovoltaike fleksibël si burim energjie.
Pasagjerët në fluturimin NH106 që u ngritën nga Tokio në vitin e ri 2024 u ulën në Los Anxhelos në vitin 2023. Duke pasur parasysh diferencën e madhe kohore midis dy qyteteve, pasagjerët në një fluturim nga Tokio në Los Anxhelos përjetuan udhëtimin në kohë. Ata u ngritën nga Tokio në orën 00:50 të datës 1 janar 2024 dhe zbarkuan në Los Angeles më 31 dhjetor 2023, rreth orës 17:00.
Pothuajse 103,751€ u shpenzuan për shampanjë të shërbyer në raste të veçanta në dhomën e sipërme të Parlamentit britanik, Dhomën e Lordëve. Kjo paraqet shumën më të madhe në pesë vitet e fundit. Çmimi është pak më i lartë se shuma totale e ndarë në vitin 2022, kur rreth 98,520 euro u blenë për 9 shishe.
Një shpallje për të gjetur punëtor si shijues birre në Irlandën e Veriut është quajtur “puna më e mirë në botë“. Reklama tërhoqi vëmendjen e rreth 2500 aplikantëve, por pak prej tyre plotësonin kriteret e kërkuara. Reklama përfshinte një ofertë që përfshinte birrë falas, patatina dhe madje edhe një shtëpi me taksi. Vetëm një përqindje e vogël e popullsisë zotëron predispozitat gjenetike të nevojshme për t’u bërë “super shijues”.
Një grua nga Gana po synon të thyejë rekordin Guinness pasi këndoi për 126 orë e 52 minuta. Afua Asantewaa nisi sfidën për të kënduar një repertor prej 125 këngësh në prag të Krishtlindjeve dhe përfundoi përpjekjen e saj pesë ditë më vonë. Asaj iu lejua një pushim 5-minutësh çdo orë ose një pushim 20-minutësh çdo katër orë sipas rregullave të rekordeve botërore Guinness.
Një grua nga Teksasi mund të ketë hyrë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness duke shpenzuar 55 orë duke bërë ëmbëlsira të shijshme. Mitchell Handley krijoi produkte të ndryshme pjekjeje në kuzhinën e saj në një përpjekje për të marrë rekordin për maratonën më të gjatë të pjekjes nga një individ.
Shkencëtarët arritën në përfundimin se gratë thonë 20.000 fjalë në ditë, në krahasim me burrat që thonë rreth 7.000 fjalë. Hulumtimet kanë treguar se kjo është për shkak të një doze më të lartë të një proteine në tru te gratë e quajtur “Foxp2”.
Kanadezët në qytetin veri-perëndimor të Inuvik mirëpritën lindjen e diellit pas më shumë se 30 netësh. Qyteti Inuvik që shtrihet në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë, përjetoi atë që njihet si fenomeni i netëve polare. Një natë polare, një fenomen kur nata zgjat më shumë se 24 orë, shkaktohet nga rrotullimi i Tokës në raport me pozicionin e diellit.
Thyerjet e penisit ndodhin më shumë periudhës festive. Mosha mesatare për thyerjet e penisit te meshkujt ishte 42 vjeç. Sipas mjekëve, këto ndodhi aspak të këndshme ndodhin në periudha kur çiftet po shijojnë momente relaksi si Krishtlindjet, fundjavat dhe vera.
Një 71-vjeçar u shpall i pafajshëm nga gjykata në shtetin amerikan të Oklahomas, pasi kaloi gati gjysmë shekulli pas hekurave për një vrasje që nuk e kishte kryer. Glenn Simmons është personi që kaloi kohën më të gjatë në burg përpara se të shfajësohej në historinë e SHBA.
Nga shtatori deri në mars të çdo viti, rjukanasit jetojnë në hije. Edhe pse e shohin diellin në shpatet e maleve që i rrethojnë, nuk e ndjejnë atë në fytyrë. Ata hanë mëngjes, drekë dhe darkë në errësirë. Ata jetojnë në gjysmë errësirë për gjashtë muaj të vitit.
Një bredh artificial 103-vjeçar u shit në ankand për më shumë se 4,000 dollarë në Britani. Shtëpia e ankandit, “Hansons Auctioneers” tha se kjo pemë artificiale e Krishtlindjeve më shumë se gjysmë metër e gjatë përshkruhet si “pema më e këndshme në botë e Krishtlindjeve”. Pema përmban 25 degë, 12 manaferra dhe gjashtë mini mbajtëse qirinjsh dhe besohet të jetë një nga pemët e para artificiale të Krishtlindjeve të prodhuara në masë.
Një 90-vjeçare u bë studentja më e madhe në moshë e Universitetit të Teksasit të Veriut që përfundoi shkollën dhe mori diplomën master në studimet ndërdisiplinore. Minnie Payne ndoqi kolegjin e ri vetëm për një kohë të shkurtër pasi mbaroi shkollën e mesme në vitin 1950, por vendosi të kthehej pasi u tërhoq nga karriera e saj 30-vjeçare si transkriptiste dhe përpunuese teksti në moshën 68-vjeçare.
Një grup studentësh të Koresë së Jugut kanë paditur shtetin sepse provimet për pranimin në universitet përfunduan 90 sekonda më herët nga sa ishte planifikuar. Ata po kërkojnë 15,400 dollarë secili si dëmshpërblim që është kostoja e një viti studimi për rimarrjen e provimeve. Në vitin 2012, një burrë në Kinë u dënua me një vit burg pasi i ra ziles katër minuta e 48 sekonda më herët gjatë provimeve kombëtare.
Shkencëtarët kanë konstatuar se është e mundur të bisedohet me një balenë, pas një bisede 20-minutëshe me një balenë gungaçe në juglindje të Alaskës. Një balenë 38-vjeçare e quajtur Twain ‘foli’ me studiuesit duke iu përgjigjur një “telefonate kontakti” të regjistruar paraprakisht. Kjo shënon komunikimin e parë midis njerëzve dhe balenave në gjuhën e tyre.
Në fshatin e lashtë malor të Sar Agha Seyed çatitë e shtëpive shërbejnë si rrugë. Fshati i rrallë daton prej kohës së paleolitit dhe është gdhendur në faqen e malit nga kolonët e parë të ardhur në zonë, çka daton mijëra vjet më parë. Aktualisht i vetmi dokument ekzistues për vjetërsinë e Sir Agha Seyed është historia e familjes Imamzah, që tregon për rezidencën e saj aty prej të paktën 600 vjet më parë.
Roboti ‘Optimus II’ i prezantuar nga Tesla po cilësohet si një nga teknologjitë robotike më të avancuara në botë. Përveç aftësisë për të punuar 30 herë më shpejt se robotët e tjerë, Optimus mund të kryejë edhe detyra delikate si gatimi i vezëve. Kjo aftësi nënkupton që puna kryhet më lehtë, më shpejtë, madje ndihmon edhe për të shmangur lëndimet dhe djegiet.
Hoteli Frying Pan është përshkruar si më i rrezikshmi në botë, i rrethuar nga peshkaqenë dhe një oqean i rrezikshëm. Hoteli përbëhet nga një strukturë e madhe metalike e vendosur në ujë të cekët dhe ndodhet rreth 50 kilometra nga bregu lindor i Karolinës së Veriut.
Pronarët e një muzeu në Kaliforni kanë fituar një titull të rekordeve botërore Guinness për koleksionin e tyre me 40,550 lepurusha. Çifti nga Altadena thanë se koleksioni i tyre filloi në vitin 1993, kur bashkëshorti i dhuroi partneres së tij një lepur prej pelushi të bardhë për ditën e tyre të parë të Shën Valentinit si çift. Koleksioni prej 40,550 pjesësh i muzeut u certifikua si koleksioni më i madh në botë i artikujve të lidhur me lepujt.
Një menu zyrtare e darkës shtetërore, me firmën e ish-udhëheqësit kinez Mao Ce Dun është shitur në ankand për 275,000 dollarë. Darka u mbajt më 19 tetor 1956 në Pekin, duke shënuar vizitën e parë zyrtare në Kinë nga kryeministri pakistanez Hussain Shaheed Suhrawardy. Menuja u firmos me stilolaps nga gjashtë politikanë kinezë me ndikim, duke përfshirë Maon dhe kryeministrin e atëhershëm Zhou Enlai.
Një ekip shkencëtarësh ka njoftuar se do të përfshijë superkompjuterin e parë në botë të krijuar për të imituar rrjetin nervor të trurit të njeriut. Superkompjuteri, i quajtur Deep South, është i aftë të imitojë një rrjet neuronesh me 228 trilionë operacione sinaptike në sekondë, duke e vendosur performancën e tij afër asaj të fuqisë operative të trurit të njeriut.
Shkencëtarët kanë konstatuar se emoji-t duhet të pasqyrojnë më mirë gjerësinë e biodiversitetit në Tokë. Emojit sipas tyre përfaqësojnë vetëm disa kafshë duke lënë mënjanë dhe nën hije bimët, kërpudhat dhe mikroorganizmat. 76% e emoji-ve të kafshëve janë vertebrorë, 16% janë artropodë, 4% janë molusqe, 2% janë krijesa nënujore dhe 1% janë anelide të tilla si krimbat dhe shushnjat.
Mjalti më i rrallë botë që prodhohet nga bima manuka prodhohet vetëm në një ishull të largët të Zelandës së Re, mund të transportohet vetëm me helikopter dhe një kavanoz i vogël që mban vetëm 230 gramë prej tij, kushton rreth 2000 euro.
Një burrë iranian ka thyer rekordin botëror Guinness duke balancuar 88 lugë në vende të ndryshme në trupin e tij. Abolfazl Saber Mokhtari, 51-vjeç, theu rekordin e tij prej 85 lugësh, të cilin e vendosi në vitin 2021.
Në vend që të shkojnë në një hotel luksoz, koreanët shkojnë në burg kur janë në stres. Të paktën, kjo është ideja kryesore e hotelit “Prison Inside Me” i vendosur në Hongcheon, Koreja e Jugut, i cili duket si një burg. Njerëzit paguajnë rreth 80 euro në ditë për t’u privuar nga liria dhe për t’u mbyllur në një qeli.
Pema e vdekjes ose guava helmuese është futur në Librin e Rekordeve Guiness si më e rrezikshmja në botë. Frytet e pemës manchineel janë të vogla, të ngjashme me mollët dhe përmbajnë një sasi të madhe helmi, prandaj pushtuesit spanjollë e quajtën molla e vogël e vdekjes. Vendasit e përdornin lëngun e kësaj bime për shigjetat helmuese.
Disa pinguinë bëjnë më shumë se 10,000 dremitje gjumi në ditë. Gjumi i tyre është i shkurtër, rreth katër sekonda. Dhjetë mijë dremitje prej katër sekondash shkojnë deri në 11 orë gjumë gjatë ditës. Ky lloj gjumi mund të jetë një përshtatje për të përballuar nevojën për të qëndruar vigjilent dhe për të mbrojtur vezën e tyre.
Astronautët e misionit Expedition 70 zbuluan gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë se kishin gjetur në Hapësirë domaten e humbur 8 muaj më parë. Domatja u humb nga astronauti i NASA-s Frank Rubio kur e mori në mars 2023. Domatja e vogël ishte “korrja” e fundit nga eksperimenti Veg-05 që Rubio po monitoronte.
Një YouTuber i guximshëm që rrëzoi qëllimisht avionin për të rritur numrin e shikuesve në kanalin e tij dhe më pas gënjente për këtë hetuesit, është burgosur për gjashtë muaj pasi arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Jacob u hodh nga avioni duke mbajtur një shkop selfie në dorë.
Një çiklist në Alberta, Kanada bëri një xhiro me biçikletë gati 130 kilometra dhe këtë e bëri pa vendosur duart në timon. Këtë xhiro të guximshme Robert Murray e bëri për 5 orë e 37 minuta dhe arriti të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness.
“Zanati” i somelierit, ose degustatorit të verës, tashmë mund të zëvendësohet nga një robot, i saktë 100%. Inteligjenca artificiale është e aftë të dallojë profilet kimike të verës në mënyrë absolute. Gjatë testimeve, Inteligjenca Artificiale arriti të identifikojë origjinën, vjetërsinë apo varietetet e ndryshme të rrushit pa gabimin më të vogël.