Celebrities link in bio Showbiz

Leonardo DiCaprio përsëri në qëndër të vëmendjes, ja se si dukej aktori në ‘Gotham Awards’!

Aktori i famshëm Leonardo DiCaprio pozoi për ‘Gotham Awards’ në tapetin e kuq me mikun e tij nga filmi i tyre i publikuar së fundmi, “Killers of the Flower Moon”. Ylli i Titanikut ishte veshur me një kostum klasik të zi dhe me një papion. Në fakt Di Caprio sapo ishte kthyer nga udhëtimi në Londër me të dashurën e tij 25-vjeçare Vittoria Ceretti. Kujtojmë se pak kohë më parë aktori ishte në qëndër të vëmendjes me festën e tij të ditëlindjes.

Ai zgjodhi ta festonte në mënyrën më të veçantë, teksa organizoi një festë në Beverly Hills me një listë të mirëmenduar të të ftuarve, ku nuk figuronte emri i ish-it të tij Victoria Lamas. Ditëlindja e DiCaprios nuk bëri gjë tjetër veçse e bëri të qartë famën e tij dhe disa herë dukej si një tapet i kuq që mbulohej nga një numër i madh paparacësh që kërkonin të kapnin personazhe të famshëm si Beyonce, Channing Tatum, Lady Gaga, Zoe Kravitz dhe Kim Kardashian.

Një nga situatat që nuk kaloi pa u vënë re ishte një skenë e pakëndshme me Lamas, ish-i i DiCaprios, e cila mbërriti në festë me një mik dhe iu refuzua hyrja, pasi sipas informacioneve të Daily Mail, lista e të ftuarve u zbatua dhe kishte një kontroll të rreptë. Ndonëse një arsye tjetër mund të jetë se fituesi i Oscar-it donte të kalonte mirë me të dashurën e tij Vittoria Ceretti.

Kjo e fundit u pa me DiCaprion në muajin dhjetor në vitin 2022 në një darkë në Bird Streets Club. DiCaprio ka qenë i lidhur me disa yje muajt e fundit. Pas Victoria Lamas ai ka qenë i lidhur me modelen 20-vjeçare Eden Polani, supermodelen Gigi Hadid me të cilën kanë ende një shoqëri të mirë. Ndërkohë e dashura e tij aktuale është modelja italiane Ceretti. Ndërkaq, sipas burimeve të afërta me aktorin hollivudian gjatë festës çifti nuk e fshehu pasionin që mësohet se ka nisur me puthje e ka vijuar me kërcime.

Rikujtojmë, se ikona e kinematografisë ka zbuluar së fundmi se nuk ka në plan të largohet nga Hollywood së shpejti. Duke diskutuar karrierën e tij të gjatë të aktrimit në një intervistë për Good Morning America, Leo rrëfeu se kishte një qëllim për të arritur para se të mbushte 50 vjeç vitin e ardhshëm. “E dini çfarë? Vetëm një film më shumë. Një film më shumë, “i tha ai prezantuesit Chris Connelly.