Sport

Liverpuli zyrtarizon trajnerin e ri: Nis nga puna pas dy javësh, do bëhet i pari në histori!

Klubi i Liverpulit ka bërë sot zyrtare atë që dihej prej ditësh, emërimin e Arne Slot si trajneri i ri i klubit të njohur anglez. Holandezi mori drejtimin e të kuqve pasi Jurgen Klop u dha lamtumirën anglezëve në fund të këtij sezoni.

Klubi bëri të ditur se palët kishin arritur akordin dhe Fejnord do të linte menjëherë të lirë teknikun kundrejt një pagesë, që nuk është bërë ende publike.  Kështu ai do të nisë nga puna që nga data 1 qershor, për të përgatitur edicionin e tij të parë në drejtim, teksa me lojtarët do të niste punën vetëm në korrik.

“Ai së shpejti do të bëhet i pari trajner i Liverpulit nga Holanda në historinë e klubit, sqaronin anglezët në komunikatën e tyre për emërimin e Slot, vetëm një ditë pasi Jurgen Klop u dha lamtumirën i emocionuar tifozëve të kësaj skuadre në stadium.

Sipas The Guardian, Liverpool ka rënë dakord t’i paguajë Feyenoord-it 9 milion euro, plus 2 milion euro në shtesa për shërbimet e Slot, shkruan Sportsmole.co.