Bota Love & Sex

Mes sulmit rus, dashuria ‘gjen rrugën’ e saj në vendstrehimin në Kiev!

Pavarësisht përpjekjeve të Rusisë që të bombardojë e shkatërrojë Ukrainën, jeta dhe dashuria në këtë vend nuk mund të ndalet. Këtë e ka dëshmuar më së miri një video amatore e filmuar brenda një strehimore në Kiev, ku mijëra banorë të kryeqytetit u futën pas sulmeve të fundit ruse.

Një çift i ri nga Kievi shfrytëzuan rastin sa ishin në strehimore, që të kurorëzojnë dashurinë e tyre para mijëra bashkëkombëse. E veshur me fustan të bardhë nusërie, kurse dhëndri me kostum të zi dhe këmishë të bardhë, dyshja shkëmbyen puthje teksa turma brohoriste.

Rikujtojmë se, disa shpërthime tronditën Kievin, ndërsa forcat ruse kryen sulme të pazakonta ajrore gjatë ditës së djeshme në kryeqytetin ukrainas, vetëm disa orë pasi e kishin bombarduar edhe gjatë natës, për të 15-ën herë prej fillimit të muajit maj. Sulmi i dukshëm në qiejt mbi kryeqytetin ukrainas, filloi menjëherë pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në orën 11:00 të paradites me atë lokale në Kiev, duke bërë që shumë njerëz të kërkonin strehim në stacionet e metrosë e gjithashtu nëpër bodrume.