Celebrities Pasó – Euro 2020

Mevlan Shaba: “Nuk kam fat as në dashuri, as në lloto!”

I ftuar ditën e sotme në “Pasó – Euro 2020” ishte Mevlan Shaba. Mevlani zbuloi detaje interesante nga pjesëmarrja e tij në emisionin “Për’puthen” si dhe u shpreh për dashurinë që ka për futbollin. Ai tregoi mbi skuadrën e zemrës, që me siguri ata të cilët e kanë ndjekur gjatë programit, mund ta hamendësojnë që është pikërisht Gjermania.

Ai gjthashtu tregoi mbi eksperiencën e tij në “Për’puthen”. Mevlani u shpreh se nuk ka ndryshuar karakteri i tij gjatë emisionit. E vetmja gjë që ka ndryshuar është të qenit personazh publik. A do hynte në emision Mevlani nëse do ta kthente kohën pas, apo është penduar për pjesëmarrjen e tij? Këtë e zbulon vetë ai në Top Albania Radio.

Do të kisha hyrë të jem i sinqertë.

Kujtojmë, se Mevlani është bërë i nohur për audiencën shqiptare jo vetëm me pjesëmarrjen e tij në “Për’puthen”, por edhe me një sërë projektesh muzikore që ka ndërmarrë. Ai zbuloi detaje për projektet e radhës, si dhe tregoi për eksperiencën e tij në fushën e muzikës.

Kam disa projekte. Njëri do të dalë në fund të muajit. Këngët e mia nisin për ritmike, por përfundojnë balada.

Mevlani bëri një paralelizim mes dashurisë dhe sportit, teksa la të nënkuptuar, që momentalisht është single.

Ky është problemi që as në lloto, as në dashuri s’kam fat. Kshuqë kam vendosur që mos të luaj më lloto. Edhe në dashuri nuk do kërkoj më, kur të vijë e mirëpresim.