Celebrities Gossip Showbiz

“Ke një buzëqeshje shumë të bukur…”/ Monika Lubonja zhvillon një takim me konkurrentin e “Për’Puthen”!

Monika Lubonja ishte një nga banorët më dinamik të këtij edicioni të parë të “Big Brother Vip Albania”. Ajo dhuroi gjithçka, nga të qeshurat dhe shakatë e shumta me banorët e tjerë, e deri te emocionet e forta gjatë spektaklit. Monika tregoi se nuk ka frikë të sfidojë moshën, dhe të përballojë më së miri bashkëjetesën me të tjerë VIP-a të moshave të ndryshme.

Mbrëmjen e kaluar aktorja e njohur ishte e ftuar në spektaklin e ‘Për’Puthen Prime’. Me pjesëmarrjen e saj ajo arriti që të binte në syrin e të gjithëve dhe të merrte vëmendjen e të pranishmëve. Por jo vetëm kaq! Ish-banorja zhvilloi edhe një takim me Mevlanin. Ata të dy patën një bisedë mjaft të këndshme edhe pse Mevlani u shpreh se ishte pak fanatik për veshjet e zbuluara.

 

Monika e ftoi konkurrentin që takimin tjetër mes tyre ta zhvillojnë në teatër. Mevlani pranoi por ajo çfarë arriti të merrte më shumë vëmendje ishte komenti i tij kur Monika e pyeti nëse ishte në siklet. Ai u përgjigj duke thënë:

Ke një buzëqeshje shumë të bukur!  

Monika i tregoi Mevlanit se çfarë i pëlqen nga një mashkull, ndërsa Mevlani e komplimentoi atë, por e vuri edhe në pozitë për faktin se ai ende nuk ka njohur një vajzë. Në fund, takimi i tyre u mbyll me një kërcim romantik.