Së fundmi këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka treguar se edhe në moshën 30-vjeçare është e aftë për pothuajse çdo gjë dhe të guxojë. Këngëtare, autore këngësh, producente diskografike dhe aktore, Cyrus ka treguar se ka mjaft talent. Megjithatë, teksa po punon dhe po bën kërkime për projektin e saj të ardhshëm të madh, ajo ka vendosur të ndryshojë totalisht look-un e saj teksa i afrohemi edhe stinës së vjeshtës.
Flokët e saj bionde tashmë i takojnë të shkuarës, pasi i është rikthyer rrënjëve gështenjë. Ajo ka zgjedhur të kthehet në ngjyrën e saj origjinale të flokëve, kafe. Cyrus postoi foton e saj të parë si brune pas shumë vitesh në rrjetet sociale. Artistja shfaqet me flokë të gjatë, të drejtë, kafe të errët me disa nuanca të kuqe.
View this post on Instagram
Ky ndryshimi ka ngjallur shumë diskutime edhe në rrjetet sociale. Disa nga ndjekësit e saj besojnë se ky ndryshim në ngjyrën e flokëve është fillimi i një kapitulli të ri muzikor në karrierën e saj. Cyrus kishte disa kohë që mendonte t’i kthehej flokëve të errët natyral. Madje ajo tha për ‘Today’ se donte të lyente flokët për festën e Vitit të Ri të Miley-t të NBC-së.
Pavarësisht vendimit të saj këngëtarja Dolly Parton e këshilloi atë kundër. Në atë kohë vetë artistja vuri në dukje detajet se:
Nuk e kisha parë kurrë Dolly-n kaq të frikësuar. Ajo sillej sikur t’i kisha dhënë lajmin më të keq që mund të imagjinoni.
Dolly i tha:
Nuk mund ta bësh këtë. Ti je unë.
Kjo është arsyeja pse Miley vendosi të qëndrojë bionde edhe për pak kohë.