Në bazë të formave të shputave mund të zbuloni më shumë për personalitetin e dikujt. “Shputa romake” është kur gishtat janë proporcional dhe janë të drejtë, ku gishti më i madh është më i gjati. Njerëzit me këtë shputë janë të prirur që të jenë shumë të hapur dhe socialë. Ata gjithashtu janë edhe shumë karizmatik.
Kur të gjithë gishtat janë identik në gjatësi, atëherë këtij personi i thuhet të ketë “shputë katrore”. Kjo lloj shpute është gjithnjë e më shumë në humbje. Njerëzit me këtë lloj forme të shputës janë shumë të qetë dhe të llogaritur kur janë para ndonjë vendimi të rëndësishëm. Si rezultat i kësaj ata janë të besueshëm dhe praktik.
Shputa greke është e njohur gjithashtu edhe si “shputa e flaktë”. Tipari më dallues i këtij lloji të shputës është se gishti i dytë është më i gjatë se gishti i madh. Njerëzit me këtë lloj shpute janë shumë entuziast dhe të motivuar. Shputa Greke më së shumti haset tek atletët dhe aktorët.
Shputa e shtrirë zakonisht ka një pamje të hollë. Kjo për faktin se gishtërinjtë janë të radhitur sipas gjatësisë nga më i madhi deri tek më i vogli. Njerëzit me këtë lloj shpute janë shumë privat dhe misterioz. Gjithashtu ata mund të jenë edhe shumë impulsivë. Ndërkaq, njerëzit të cilët janë të paaftë të ndajnë gishtin e vogël nga të tjerët, preferojnë më shumë rutinën e përditshme në mënyrë që të kenë një lloj sigurie. Ndryshe nga ata të cilat nuk mund të ndajnë gishtin e vogël nga gishtat e tjerë, këta njerëz kanë nevojë për ndryshime në jetën e tyre.