Lifestyle

Me ju pasagjerë e kemi, shmangni këtë veprim të rrezikshëm teksa jeni duke udhëtuar!

Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alkoolit, drogës apo edhe gabimeve të momentit. Kjo është edhe arsyeja pse në mbarë botën, aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve. Teksa shoferi ka një përgjegjësi të madhe, edhe pasagjerët duhet të jenë të kujdesshëm. Sado që ju pëlqen, në asnjë rrethanë nuk duhet të vendosni këmbët tuaja në kroskotin e makinës.

Të relakson sigurisht por në rast aksidenti, ka një mundësi të madhe për një lëndim serioz. Ndërsa airbag-ët na mbrojnë nga dëmtimet e kokës dhe bustit, në rast përplasjeje, ata shpërthejnë nga kutia e tyre. Kjo do të thotë që nëse i keni këmbët tuaja mbi kroskot, ai do t’i shtyjë ato prapa dhe ju jeni në gjendje që të imagjinoni se çfarë do të ndodhë më pas.