Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

“Në cilën frazë qenka prekur…”/Ilir Shaqiri zbulon më shumë rreth eksperiencës në DWTS dhe raportin me Julianën!

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” ka qenë balerini i njohur, Ilir Shaqiri. Ai ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij si kryetar jurie në edicionin e dytë të spektaklit më të njohur të kërcimit në vend “Dancing With The Stars” dhe gjithashtu ka folur edhe për Big Brother VIP që pritet të nisë këtë të shtunë duke qenë se ai është edhe fituesi i edicionit të parë.

Si kanë qenë për Ilirin këto ditë pas Vitit të Ri dhe pas përfundimit të DWTS, a po ia ndjen ai mungesë që tani?

Sigurisht, DWTS në mënyrë të veçantë sepse mungon kërcimi, mungon gjithë ajo që është hareja që kërcimi krijon dhe kultura dhe çdo gjë tjetër. Sidomos kur ke të bësh me një super produksion që i kopsit gjërat sipas personit dhe vendit atëherë çdo gjë merr një kuptim akoma dhe më spektakolar. Pata këtë javë pushimi dhe tani është momenti i asaj që është rutina ime këtu në Itali, kërcimi, baleti, master dhe eventet. Do shkoj në Siçili në Genova.

Pas përfundimit të spektaklit të kërcimit a mendon Iliri se në ndonjë moment është treguar i padrejtë me ndonjërin?

Absolutisht që jo. Kam kapacitetin, gjakftohtësinë dhe themi të gjithë atë që mund të jetë background-i i një profesionisti. Kam vite që e bëj këtë punë në Itali, në konkurse të ndryshme nga më prestigjiozet dhe nuk më krijon problem që unë të them hapur mendimin tim dhe t’i bashkangjis pikët. 

A kishte ai një të preferuar?

Sigurisht që po, më shumë se një.

Duke qenë se pas eleminimit nga DWTS Juliana reagoi ashpër kundrejt kryetarit të jurisë, tani që gjithçka ka mbaruar a janë pajtuar ose më saktë a kanë biseduar?

Jo, nuk kam asnjë lloj fërkimi me askënd. Më kanë habitur këto deklaratat sepse janë përsëritur disa herë. Unë kam thënë gjithmonë një gjë që baleti dhe kërcimi adhuron të flasi por i urren shumë fjalët. Ndoshta kjo është një gjë që ka qenë pengesa më e madhe e Xhulit. Nuk e kuptoj në cilën frazë ose në cilin kontekst qenka prekur kaq shumë identiteti saj si femër, si grua, si njeri themi dhe që unë e paskam ngacmuar. Nëse dikujt duhet t’i thuash që ti nuk je e hapur sepse ti sparkatën nuk e bën, më thoni shqip se si mund ta definoj më mirë.

Gjithsesi ky edicion është fituar nga një person që e meritonte 100% fitoren. Unë jam shumë i lumtur që e fitoi Enxhi.