Celebrities Showbiz

Nga kush u frymëzua Zendaya për stilin e saj të flokëve në “Grammy Awards 2016”?!

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Zendaya, është një nga personazhet e famshëm që ndjek trendet e fundit të modës dhe në vitin 2016 erdhi me një stil ndryshe flokësh, bjond të shkurtër në ndarjen e çmimeve të “Grammy”-t. Këngëtarja e “Replay” u përfol në rrjetet sociale për modelin e saj të flokëve dhe tani ajo po rikujton atë moment në në një intervistë për “InStyle”. Intervistuesja e “In Style” i tha se:

Filluat t’i bënit gjërat interesante kur u shfaqët me pamjen e David Bowie në “Grammy” në vitin 2016.

Ndërsa këngëtarja u përgjigj:

E di. Unë u frymëzova nga David Browie në atë kohë dhe jam e lumtur që u shfaqa ashtu dhe të gjithë e pëlqyen pamjen time të re të asaj kohe.

Zendaya gjithashtu foli për marrëdhënien e saj me bashkë-yllin e “Spider-Man”, Tom Holland, i cili thuhet se është i dashuri i saj. Kur u pyet për atë që ajo vlerëson tek Tom si aktor, Zendaya tha se ka shumë gjëra për të numëruar. Aktorja u shpreh se:

Unë e vlerësoj që atij me të vërtetë i pëlqen të jetë Spider-Man. Është shumë presion që ju të merrni rolin e një superheroi kudo që të shkoni. Për çdo fëmijë të vogël që kalon, ju jeni Spider-Man. Unë mendoj se ai e luajti rolin mjaft mirë. Duke e parë atë në punë edhe pse nuk është shenja e Virgjëreshës (qesh), ai është një perfeksionist. Ai është shumë karizmatik dhe mund ta bëjë këdo që të ndihet rehat dhe të qeshë kur bisedon me të.