Art & Kulturë Celebrities Film & Tv Pardon My French

Nga shfaqja “Shtëpiakë të dëshpëruar” deri tek fenomeni BBV, Indrit Çobani zbulon gjithçka në TAR!

Sot i ftuar në Top Albania Radio ka qenë aktori dhe regjisori i njohur, Indrit Çobani. Ai ka treguar çdo detaj rreth shfaqjes së tij që quhet “Shtëpiakë të dëshpëruar”. Një komedi mjaft interesante dhe e bukur që është pritur mjaft mirë nga publiku.

“Shtëpiakë të dëshpëruar” është një komedi nga tre aktorët e njohur Artan Imami, Gentian Zeneli dhe Indrit Çobani.

Ishte Festivali i Fierit “Apollon”, një festival që u rikthye në fakt sepse ka pasur një traditë shumë të mirë ka qenë Festivali i Aktrimit ku konkurronin shfaqje të ndryshme dhe ndaheshin çmime vetëm për aktorët. Para shumë vitesh kam fituar njëherë një çmim dhe tani mora jo protagonistin. 

A e ka zbehur spektatorin ose më saktë ardhjen në teatër kjo kohë kur po flitet vetëm për Big Brother?

Kur bëmë maratonën e 16 shfaqjeve rresht që ishte një histori përjashtim në fakt për mënyrën se si ne e kemi qasjen e marrëdhënies së teatrit me spektatorin e patëm këtë dilemë. Sa i përket shfaqjeve me thënë të drejtën nuk e patëm këtë histori, edhe këto ditë që jemi të martën dhamë shfaqjen kur ishte gjysmëfinalja ishin ‘sold out’, nesër jemi ‘sold out’ të shtunën jemi pothuajse. 

A e kishin menduar ndonjëherë treshja e aktorëve se kjo shfaqje do të kishte kaq shumë sukses?

Teatri ose marrëdhënia që ke me skenën gjithmonë nis nga errësira drejt dritës dhe ti nuk e di kurrë se si do të përfundojë kjo histori. Fishekzjarret u ndezën, dritat u ndezën. Kjo shfaqje veç marrëdhënies me publikun ne bëmë shfaqjen e 50-të të martën. Unë kam kaluar një nga eksperiencat më të bukura me Gentin dhe Tanin. 

Për kë ka bërë tifo Indriti në këtë edicion të BBV?

Nuk mund të them tifo, por simpati për aktorët më shumë Amosin, Gentin, Evën, Herionin për Maestron sepse një familje jemi. 

A do të bëhej pjesë e “Big Brother VIP” Indriti?

Kurrë mos thuaj kurrë. Ka një rastësi interesante në fakt sepse shfaqja jonë ka qenë “Shtëpiakë të dëshpëruar” edhe flitej gjithmonë për shtëpi për shtëpiakë kështu që kemi qenë një lloj kushërinjsh me banorët atje të shtëpisë.