Health & Beauty Lifestyle Love & Sex

Nga sot e tutje serialin tuaj të preferuar ndiqeni me njeriun e zemrës, benefitet jua themi ne!

Hulumtimet tregojnë se duhet të kalojmë gjithnjë e më shumë kohë me partnerin/en para ekranit. Ka tri përfitime të dallueshme të shikimit të serialeve së bashku. E para përmirëson komunikimin, ju jep një shans për të pasur një përvojë të përbashkët dhe krijon intimitet fizik. Profesori i studimeve të komunikimit, Kevin Sauter, tha për CBS News se shikimi i personazheve imagjinare që trajtojnë jetën hap një dritare për të folur për sfida të ngjashme në çiftet e jetës reale.

Le të themi se në serial shfaqet çështja e rritjes së fëmijëve. Papritur filloni të flisni për mënyrën se si i rrisni fëmijët tuaj. Është një pasqyrë në mendjen e partnerit tuaj, i cili ndoshta e sheh botën ndryshe nga ju. Ndoshta ju kujtohet se keni admiruar një personazh filmi si fëmijë. A ju kujtohet sa i zhytur keni qenë në mjedisin ku ai ndodhej?

Hyrja në botët e krijuara nga shfaqjet televizive me partnerin tuaj bën diçka të ngjashme për ju si një i rritur, sipas një studimi të vitit 2016 të botuar në Journal of Social and Personal Relationships. Një nga autoret e studimit, Sara Gomilion, shkroi për Scientific American se hulumtimi tregon se çiftet mund të përdorin përvojat e përbashkëta me shfaqje televizive dhe filma si një strategji për të kompensuar mungesën e përvojave të përbashkëta sociale në botën reale.