Pasò Sport

Një tjetër sezon i “Pasó” mbyllet me sukses!

Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati kanë menduar për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që ju ka ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, vetëm në Top Albania Radio.

Një program sportiv prej 120 minutash rreth informacionit dedikuar sportit çdo javë. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre. Fundjava sportive paraprihet nga më shumë njohuri për të apasionuarit. Të gjitha eventet sportive kanë resumenë e tyre në “Pasó”. Çdo të premte, vetëm në Top Albania Radio.

Për futboll shqiptarët luajnë dhe zbathët…

Lorenc Jemini

Përgjatë gjithë këtij sezoni, e premtja sportive ju ka shoqëruar me informacione të shumta rreth ndeshjeve më të rëndësishme, futbollistëve më të mirë dhe të gjithë thashethemeve dhe komenteve mbi protagonistët e sportit.

Me Glentin, Edin, Redin Lorencin dhe Gëzimin, si dhe me shumë të ftuar live në studio dhe në lidhje telefonike “Pasó” e ka përmbushur misionin për të afruar radion me dashamirësit e futbollit.

Një pikë e rëndësishme ka qenë pikërisht gjatë finales së Conference League, për të cilën Lorik Cana na zbuloi më tepër ekskluzivisht për dëgjuesit e TAR.

Është një kërkesë jashtëzakonisht e madhe dhe po përflitet shumë për eventin. Jam shumë i sigurt që kushdo që do të vijë do mbetet i kënaqur me mikpritjen. Besoj që do të jetë një ngjarje e rëndësishme për ne.

Gjithashtu, Jupi zbuloi ‘sekretet’ e futbollistëve të huaj… Kush rrinte me paketa me cigare dhe kë e merrnin të dehur në rrugë tifozët?!

Kur isha në Turqi gati 80% e ekipit pinin duhan. Në Angli apo Itali shumë lojtarë, për shembull Buffon rrinte me paketa me cigare me vete. Vidal-in kushedi sa herë tifozët e kanë marrë të dehur në rrugë… Këto nuk janë shembuj për t’u marrë…