Bota Botë e Çuditshme

Një tren në Japoni mund ta ndalojë vetëm një gjarpër…

Pothuajse asgjë nuk i ndalon trenat e famshëm japonezë me shpejtësi të lartë që të funksionojnë saktësisht në kohë, por një gjarpër i vogël arriti ta bënte këtë, megjithëse për vetëm 17 minuta. Së fundmi një udhëtar i raportoi stafit të stacionit në Tokio se një gjarpër 40 centimetrash ishte pikasur në sediljen e një treni që vinte nga Nagoya, sipas Kompanisë Qendrore të Hekurudhave të Japonisë.

Treni ishte planifikuar të nisej për në qytetin e Osakës, por në vend të kësaj doli jashtë shërbimit si masë paraprake. Një tjetër tren duhej të caktohej në itinerar, duke shkaktuar një vonesë që, megjithëse e shkurtër nga shumë standarde të tjera kombëtare hekurudhore, ishte relativisht e rëndësishme për shërbimin e përpiktë e të pamëshirshëm të Japonisë. Ndërkaq, nuk raportohet për të lënduar.

Mbi 600 pasagjerë u prekën nga vonesa. Raca e gjarprit është e panjohur dhe një rishikim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se si gjarpri hipi në bord. Treni i njohur si Shinkansen në Japoni, është i njohur për efikasitetin e tij si dhe shpejtësinë deri në 320 kilometra në orë.

Rikujtojmë se një incident i çuditshëm po hetohet nga autoritetet indiane pasi një tren mallrash përshkroi më shumë se 70 kilometra pa shofer. Videot e shpërndara në rrjetet sociale treguan trenin që po kalonte me shpejtësi nëpër disa stacione pa u ndalur.

Sipas BBC, treni pa shofer u nis nga Katua në Jammu dhe arriti në Kashmir në rrethin Hoshiarpur të Punjab, ku treni ndaloi pa asnjë të lënduar.  Treni me 53 vagonë ishte rrugës për në Punjab nga Jammu kur u ndal në Kathua për ndryshim personeli. Pastaj papritmas filloi të lëvizte poshtë pasi shoferi dhe ndihmësi i tij zbritën. Treni po udhëtonte me një shpejtësi prej afro 100 km/orë dhe arriti të kalonte rreth pesë stacione përpara se të ndalonte.