“Nuk do ta harroj…” Luiza Gega vjen në TAR me një përgjigje për Klodiana Shalën
Dilema Sociale • 21:38 01/03/2021
Atletja e njohur dhe që ka thyer një sërë rekordesh ndërkombëtare në vrapimin 800, 1500 dhe 3000 metra. Sot kishim kënaqësinë ta kishim të ftuar në Top Albania Radio, në programin Dilema Sociale me Eno Popin. Ajo nuk erdhi vetëm, por e shoqëruar edhe me trajnerin e saj Taulant Stërmasi, i cili e ka ndjekur hap pas hapi në sukseset e saj të njëpasnjëshme. Pak ditë më parë, po në TAR ishte e ftuar sportistja Klodiana Shala,. Gjatë intervistës ajo është shprehur në një moment se Luiza Gega ka tentuar ta braktisë atletikën, por me këmbënguljen e Klodianës, nuk është dorëzuar dhe sot është aty ku është. E pyetur për mendimin e saj për deklaratën e Klodianës, Luiza shprehet se nuk ka qenë momenti i vetëm që ajo ka dashur të dorëzohet… Po në fakt, ka qenë një moment që unë nuk do ta harroj, ka qenë një gjysmë maratonë që bëhej e përvitshme, nuk e mbaj mend fiks vitin dhe nuk e di pse isha kaq e mërzitur për rrjedhën e gjerave, pavarësisht se unë vazhdoj e progesoj me hapa shumë të mëdhenj çdo vit, nuk e di pse pata një moment debulese dhe doja të hiqja dorë, domethënë nuk ka qenë i vetmi rast, mund të kem pasur edhe raste të tjera që unë kam dashur të heq dorë, por që ky rasti që thotë Klodi është i vërtetë dhe Klodi më tha që; Luiza edhe unë kam kaluar raste të tilla, por mos hiq dorë se ti ke mundësi që të ecësh shumë përpara etj etj… E mbaj mend si rast! Gjithashtu ajo thekson se tashmë është kthyer në një frymëzim për brezat e rinj që kanë pasion sportin duke i këshilluar që të mos dorëzohennë asnjë moment dobësie.
Edi Manushi rrëfen si ishte të punoje me Edi Ramën!
Dilema Sociale, Lajmet e fundit 16:11 24/05/2021
Ipeshkvi Dom Gjergj Meta: “Koncepti im për bamirësinë është ndryshe nga ai i Elvis Naçit”
Dilema Sociale 15:31 21/05/2021
Flutura Açka zbulon arsyen e fshirjes së saj nga fotoja me Kadaren!
Dilema Sociale 15:15 17/05/2021
Marsela Çibukaj zbulon arsyen pse u eliminua nga “The Voice of Italy”…
Dilema Sociale 14:07 15/05/2021
Zana Guxholli: “Ishte e qëllimshme nga ana e qeverisë ky sistem taksimi!”
Dilema Sociale 17:49 10/05/2021
“Ja pse do të penalizohen njerëzit nga taksimi i dypunësimit”, flet gazetarja Ornela Liperi
Dilema Sociale 15:25 10/05/2021
Enio Civici: “Nuk është momenti për ta aplikuar sistemin e taksimit të dypunësimit në Shqipëri”
Dilema Sociale 15:24 10/05/2021