Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Nuk është Big Brother i dysheve”/Protagonizmi i banorëve të këtij edicioni në këndvështrimin e producentit Ols Abazi!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Ndodhitë ditore të këtij formati vijnë të komentuara në emisionin “Big Brother Radio”, ku i ftuar këtë mbrëmje ka qenë producenti Ols Abazi për të folur më shumë rreth dinamikave dhe ngjarjeve të fundit që kanë qenë mbizotëruese këto orë të fundit brenda shtëpisë së BBV.

Ky format mjaft i zhurmshëm dhe i komentuar nga publiku, si vjen këtë edicion sipas Olsit?

Në fakt ky Big Brother, me thënë të drejtën, nuk ka pasur vetëm Prime-n e të shtunave, por ka pasur edhe Prime-n e të martave. Është një Big Brother ndryshe. Është një Big Brother me personazhe totalisht ndryshe. Secili nga ato është një luftëtar më vete. Secili nga ato nuk ta fal kur ti e shpon, sepse ta kthen mbrapsht. Kshtu që, ky është një Big Brother që deri më tani nuk ka pasur një të ngjashëm dhe gjithmonë ka një dinamikë që nga e marta deri më sot kanë ndodhur plot gjëra dhe kam përshtypjen se do të duket edhe në Prime-n e sotëm. Tani është momenti kur ata vërtetë po luajnë. Domethënë deri më tani ose deri përpara 2 javësh, ato thjesht le të themi kanë parë ku janë pikat e dobëta të gjithsecilit dhe tani thjesht po godasin kë të mundin. Dhe një ndër ta është Egla, një ndër ta është Juli, është Gazi.

Përsa i përket lojës së banorëve dhe situatave të cilat ata krijojnë për të fituar më shumë autoritet në shtëpi, cili është mendimi i tij? A kemi ende një protagonist në këtë edicion?

Ky Big Brother nuk është Big Brother i dysheve. Ky është Big Brother i multi personaliteteve. Ky është Big Brother i Ilnisës. Ky është Big Brother i Gazit, i Romeos, i Sarës, i Bardhit, i Rozës. Dhe të gjithë këto kanë prodhuar ngjarje, dikush më shumë e dikush më pak, por pak a shumë janë në të njëjtin nivel force. Kështu që sigurisht Juli dhe Romeo për hir të asaj që ne duam të shohim protagonistë dhe antagonistë. Mundohen njerëzit të zgjedhin kush është dyshja. Se në fillim ishte Ilnisa dhe Romeo. Zakonisht njerëzit duan të shohin dy. Por në fakt aty janë katër, janë pesë.