Bota Botë e Çuditshme

Nuk mund të trajnohen thatë ju?! Macja Kit Kat kapërcen 9 herë në 1 minutë litarin dhe hyn në Librin e Rekordeve Guinness!

Një mace 13-vjeçare nga Misuri tregoi aftësitë e saj në kërcimin me litar dhe theu një rekord botëror Guinness duke e kapërcyer 9 herë në 1 minutë. Kit Kat, duke punuar së bashku me pronaren Trisha Seifried, kaloi me hark mbi litar 9 herë për të thyer rekordin për shumicën e kapërcimeve nga një mace në 1 minutë. “Deri në moshën 6 muajshe Kit Kat po kërcente me litar para turmave të mëdha njerëzish në fermë, duke ndihmuar në rrëzimin e miteve se macet nuk mund të trajnohen”,-tha Seifried për GWR.