Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk respektoi porosinë e Bardhit…”/ Sara Gjordeni zbulon arsyen e hatërmbetjes me Meritonin: Na ka habitur!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

E ftuar sot ishte Sara Gjordeni, e cila analizoi dhe komentoi disa nga banorët dhe situatat e “BBV3”, zbuloi finalistët e saj dhe u shpreh për shumë të tjera. Ndërkohë, teksa komentoi afrimitetin mes Meritonit dhe Françeskës, Sara tha:

Mendoj që Meritoni duhet të repsektonte porosinë e vetme të Bardhit. Ata janë miq dhe jashtë. Bardhi i ka kërkuar të lutem ma nxirr Francësken ndërkohë ai është afruar me atë. Unë dhe Bardhi e kemi parë me skepticizëm jashtë. Na ka habitur ky qëndrimi i Meritonit…

Përvec kësaj nuk e shoh Françeskën as në gjysmëfinbale, as në finale…

E pyetur për finalistët sipas saj, Sara u shpreh si më poshtë.

Sipas meje, të sigurt në finale janë Meriotni, Juli, Heidi, Romeo, Egla.