Celebrities Live From Tirana Showbiz

Pak para nisjes së “BBV3”, ja personazhet që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës!

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…

Kjo javë karakterizohet më së shumti nga një rënie të ndjekësve të disa prej personazheve VIP. Me 1 K ndjekës më pak për këtë javë janë Dea Mishel – nga 294K tani numëron 293K, Ronaldo Sharka – nga 209K tani numëron 208K, si dhe Erjola Doci, që numëron 219K. Madje kjo e fundit po përflitet se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 3”.

Këngëtarja e njohur Fifi, e cila ishte dhe një nga finalistet e “Dancing With The Stars”, këtë javë nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve, duke patur sërish 749K. Yll Limani ka fituar 1 mijë ndjekës, nga 791 K ka kaluar në 792 K. Artisti muajin e kaluar publikoi dhe albumin e tij të ri me titull “Tjetër”, që mban plot 12 projekte.

Me një numër të njëjtë ndjekësish të humbur në Instagram, janë Luiz Ejlli dhe Fation Kuqari, me 2K më pak nga java e kaluar. Po ashtu dhe Fationi është një nga emrat që përflitet se do të hyjë në “Big Brother VIP 3”, por na mbetet ende të presim prime-in e së shtunës për të zbuluar gjithçka.

Moderatorja Kiara Tito, e cila së fundmi ishte e angazhuar me moderimin e “Dancing With The Stars” Fan Club, këtë javë ka fituar 3 mijë ndjekës më shumë. Nga ana tjetër, Ledion Liço, i cili do të moderojë “Big Brother VIP 3”, kryeson këtë javë me plot 6.7K ndjekës më shumë nga java e kaluar.