Sport

Pas Leaos, PSG kërkon edhe yllin e Manchester United! Ja për kë bëhet fjalë…

Në Francë nuk kanë më dyshime, Kylian Mbappe ka vendosur për të ardhmen e tij dhe ajo do të jetë larg PSG-së. Ka qenë vetë e përditshmja franceze ”Le Parisen” e cila ka zbuluar se sulmuesi do i japë fund aventurës së tij në klubin e kryeqytetit, për t’u zhvendosur në një tjetër kryeqytet, në atë të Spanjës. Sipas gazetes franceze, Mbappe ka vendosur që të bashkohet me Real Madridin dhe për këtë tashmë janë të informuar edhe drejtuesit e PSG-së.

Nga ana tjetër, Marcus Rashford vazhdon të mbetet një objektiv shumë i madh i gjigantit francez Paris Saint Germain. Sipas Sky Sports , Paris Saint Germain nuk ka hequr dorë tërësisht nga ndjekja e Marcus Rashford. PSG është përpjekur dhe ka dështuar të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United në të kaluarën dhe u pengua plotësisht kur ai nënshkroi kontratën afatgjate me gjigantin anglez. Mes problemeve të tij të fundit në Man United, PSG thuhet se po i shijon sërish shanset e tyr vetëm dhe vetëm nëse Rashford tregon ‘një mendje’ se dëshiron të largohet nga Old Trafford. Rashford ka probleme kohëve të fundit me klubin anglez kur ai gënjeu për mungesën e stërvitjes për shkak të festës. Megjithatë,ai i kërkoi falje Erik ten Hag dhe që atëherë është kthyer në ekipin e parë. Në 22 ndeshje në kampionat, sulmuesi ka kontribuar me pesë gola dhe dy asistime deri më tani.