Sport

PSG eleminoi Barcelonën në Champions, nuk përmbahet Luis Enrique

Pasi eleminoi Barcelonën në çerekfinale të Champions League, trajneri i PSG, Luis Enrique u shpreh i bindur se skuadra që ai drejton, mund të fitojë edhe tripletën në fund të këtij sezoni.

Sonte PSG, luan përballë Lyonit në kuadër të Ligue 1 ndërsa ka siguruar edhe kualifikimin për në finalen e Kupës së Francës.

“Po punojmë me seriozitet dhe shumë entuziazëm. Synimi ynë është i njëjtë: duam të fitojmë kampionatin sa më shpejt. Do të luajmë edhe finalen e Kupës dhe gjysmëfinalet e Championsit.

Detyra ime është të përmirësoj skuadrën dhe të menaxhoj secilin lojtar individualisht. Meritat shkojnë për djemtë, por ata duhet të dëgjojnë gjithmonë fjalët e trajnerit për të mirën e tyre dhe të grupit.

Mendoj se jemi rritur gjatë sezonit, por mund të përmirësohemi ende. Që në ditën e prezantimit tim këtu u fol për dëshirën e madhe për të fituar çdo kompeticion ku marrim pjesë.

Një muaj e gjysmë përpara fundit të sezonit jemi në garë për fitimin e tripletës. Ky ishte objektivi ynë, dhe ne po arrijmë ta realizojmë. E kemi mundësinë për të fituar gjithçka”, u shpreh Luis Enrique.