Botë e Çuditshme

Pasagjerët detyrohen të zbresin nga avioni pasi dikush kreu nevoja fiziologjike në dyshemenë e tualetit!

Fluturimi i një aeroplani të kompanisë EasyJet është anuluar dhe pasagjerët janë detyruar të zbresin pasi dikush kreu në dyshemenë e tualetit nevoja fiziologjike. Një nga pasagjerët, Aaran Gedhu, i tha CNN se fluturimi tashmë kishte probleme përpara nisjes kur aeroplani i planifikuar u zëvendësua nga një aeroplan më i vogël që do të thotë se disa pasagjerë humbën vendet e tyre. Ata që arritën të hipnin në aeroplan dy orë pas ngritjes së planifikuar, duhej të prisnin më shumë se një orë pasi stafi shkarkonte bagazhet për shkak të peshës së tepërt të aeroplanit.

Gedhu shprehet se pasagjerët ngadalë u bënë nervozë dhe të zemëruar. “Aeroplanët EasyJet thjesht nuk janë shumë të rehatshëm. Ju keni vetëm një ndenjëse të vogël për këmbët. Kështu që të gjithë ishin paksa të tensionuar”- tha ai. “Pastaj piloti më në fund njoftoi se gjithçka është në rregull dhe se ne do të ngrihemi për rreth 20 minuta. Më pas ndodhi incidenti i jashtëqitjes”,-shtoi ai.