Duke hequr shprehjen “futbolli i grave” nga emri i ekipit të vet kombëtar, Federata e Futbollit e Spanjës shpreson se do të dëshmojë se ka bërë ndryshim konceptual në mënyrën sesi e sheh sportin. Spanja e bëri këtë ndryshim për të pasur barazi më të madhe, pas një marrëveshjeje mes shtëpisë së futbollit në vend dhe ekipit që fitoi Kupën e Botës 2023, e cila u arrit pas shumë mospajtimeve qëkur ish-presidenti i federatës, Luis Rubiales, puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së trofeut, kur Spanja u bë kampione e botës në Australi.
![](https://www.ctvnews.ca/content/dam/cp24/en/images/2023/8/26/spain-soccer-coach-1-6536186-1693074199386.jpg)
Emri i ekipit të grave është quajtur tradicionalisht “de fútbol femenino” apo në shqip “futbolli i grave”. Por, nga tani e tutje, ekipet kombëtare të burrave dhe grave do të njihej të dyja zyrtarisht si “Selección Española de fútbol”, apo në shqip “Ekipi kombëtar i Spanjës në futboll”. Presidenti i përkohshëm i FFS-së Pedro Rocha tha se:
Më shumë se një ndryshim simbolik, ne duam që kjo ta përfaqësojë një ndryshim konceptual dhe pranimin se futbolli është futboll, pavarësisht se kush e luan atë.
![](https://cdn.i-scmp.com/sites/default/files/d8/images/canvas/2023/08/21/c209eaec-d09d-47ed-a785-57edb27cc881_173eda11.jpg)
Ndërkaq, UEFA ka mbajtur bisedime joformale në të kaluarën për mënyrën sesi vendet mund ta zgjidhin çështjen e emrit, por nuk ka dhënë ndonjë propozim zyrtar.