Design Fashion Lifestyle

Për vajzat që duan të dallojnë nga të tjerat, ja disa ide për thonjtë tuaj në prag të Vitit të Ri që të dukeni sa më të veçanta!

Fundi i vitit 2022 është afër, që do të thotë se është pothuajse koha për t’u veshur me një fustan të ri ekstravagant, për të bërë një makeup më të rënduar se zakonisht, për të stiluar flokët tuaj në mënyrë të veçantë dhe sigurisht për të gjetur thonjtë e duhur për këtë festë. Me shumë siguri galeria juaj e fotove është mbushur plot me modele nga të cilat ju jeni frymëzuar për t’i bërë dhe me shumë mundësi nuk keni për të vendosur kurrë në kaq pak ditë sa kanë mbetur. Më poshtë do t’ju paraqesim disa modele mjaft interesante që ndoshta do t’ju ndihmojnë në zgjedhjen tuaj,  pavarësisht nëse ju pëlqen arti minimalist i thonjve apo shkëlqimi i plotë. Vazhdoni të lexoni dhe bëhuni gati për të lënë një takim me estetisten tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.

1. Me valëzim në ngjyrë magneta

Dëshironi të bindni të gjithë në festën e Vitit të Ri se jeni gjithmonë një hap përpara modës? Shfaquni me këto thonj të purpurt me formë vale, me shkëlqim dhe mos harroni se magenta është ngjyra për vitin 2023. Shkëlqimi shtesë ndihet thjesht festiv, veçanërisht kur shoqërohet me këtë dizajn të thjeshtë por modern.

2. Kombinimi i të zezës dhe argjendit

Kur bëhet fjalë për këtë festë plot ngjyra, e zeza mund të mos jetë ngjyra më festive e mundshme, por mund të ketë një përjashtim, veçanërisht kur shoqërohet me ngjyra metalike me shkëlqim, si këta thonj. Ky stil është mjaft në trend dhe arrin të mbetet i tillë në çdo kohë të mundshme, aq më tepër që këtë vit ka patur mjaft impakt personazhi Wednesday në serialin me të njëjtin emër. Kështu që kur të shikoni fotot pas disa vitesh, nuk do të ndiheni keq.

3. Yjet vezullues

Bëhuni gati për të parë shumë thonj me shkëlqim këtë Vit të Ri. Gati shumë. Por mos u bezdisni nga ky fakt sepse çdo detaj i vogël bën diferencën, veçanërisht ky dizajn me yjet e zinj, që e bën të ndihet paksa e ngritur, në formë 3D dhe ekstra festive për natën e Vitit të Ri. Nëse po përpiqeni ta provoni këtë në shtëpi, ngjitni disa etiketa me yje të zeza dhe lyejeni një shtresë të sipërme të gjatë për t’i bërë ato të qëndrojnë.

4. ‘French’ krom holografik

Ne jemi të hipnotizuar nga këto thonj dhe me thënë të drejtën ata janë mjaft të thjeshtë, por edhe shumë të veçantë në të njëjtën kohë. Në vend të një kromi klasik argjendi, zgjidhni një pudër holografike me krom që do të japë një efekt ylber kur thonjtë tuaj godasin dritën.

5. Thonjtë plot me diamante

Për t’i mbajtur këto diamantë vezullues deri në vitin 2023, sigurohuni që estetistja juaj të jetë duke përdorur një xhel shumë të fortë në mënyrë që ato të mos bien gjatë festës. Kështu ju nuk do të ndiheni të shqetësuara për ndonjë incident të vogël të mundshëm. Sigurohuni që të keni një ngjitës me vete në rast emergjence.

6. Thonjtë me diamantë minimalistë

Nëse jeni trembur nga modeli i mëparshëm duke patur frikë se mos ju ndodh një incident, kemi një opsion tjetër për ju që dëshironi kaq shumë shkëlqimin në duart tuaja. Ky model përmban gjithashtu gurë vezullues, por këtë rradhë janë shumë të vegjël në madhësi dhe shumë më të rrallë në numër. Nëse jeni duke shkuar në një festë plot ndriçim, provoni këtë model të thonjve. Në fakt është mjaft e thjeshtë për t’u bërë edhe në shtëpi. Mjafton vetëm një manikyr në ngjyrë ‘nude’ dhe disa diamante të rremë, kështu që do të rekomandoja ta bëni vetë.

7. Thonjtë me vizatime

Nëse nuk i jeni person minimalist dhe nuk preferoni vetëm një manikyr të thjeshtë, atëherë ky model është për ju. Do të dukeni padyshim ekstra nëse do t’i shtoni vizatime me atmosferë festive, në këtë rast ju sugjerojmë vizatimin e flokëve të dëborës. Ju mund t’i bëni ato të duken edhe më shumë speciale duke shtuar diamante rreth thonjve tuaj ose duke zgjedhur një ngjyrë bazë që shkëlqen.

 

8. Thonjtë me xixa prej argjendi

Për të gjithë ju që nuk ju pëlqen shumë të eksperimentoni dhe zakonisht preferoni thonjtë e shkurtër, atëherë jeni duke parë modelin që duhet ta bëni patjetër. Jo për t’ju trembur, por Viti i Ri ka të bëjë me fillime të reja dhe një kapitull të ri, gjë për të cilën mendoj kur shikoj këto flutura. Pra, nëse jeni të emocionuar për të gjitha të rejat që do të vijnë në 2023, përkujtojeni atë në thonjtë tuaj me këtë art fluturash vezulluese.