Art & Kulturë Celebrities Pardon My French Showbiz

Pjesë e Big Brother VIP 3?! Rita Petro habit me përgjigjen…

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë shkrimtarja e njohur, Rita Petro. Ajo ka zbuluar më shumë detaje për karrierën e saj ndër vite dhe për librin e ribotuar për të katërtën herë “Lindur së prapthi”.

Një shkrimtare mjaft e suksesshme në vendin tonë dhe jo vetëm që zbulon në radio detaje ekskluzive edhe për historinë e saj të dashurisë me Latifin në mënyrën më të veçantë dhe më emcionuese.

A mendon Rita Petro se njerëzit në njëfarë forme e kanë njohur më shumë edhe nëpërmjet emisionit “Goca dhe Gra”?

Është e habitshme sepse në shumicën e njerëzve që takoj nuk e harrojnë “Goca dhe Gra”. Unë vetë nuk kam qenë e vetëdijshme sepse na kishte kapur rutina dhe tani më vjen keq që është mbyllur nuk e di përkohësisht apo jo. Unë u tërhoqa pas gjashtë muajve për shkak të shumë punëve që kisha. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, ne e filluam pak kështu po derisa gjendet ai ekulibri. Kishim një kimi të katërta që reflektohej. Unë kisha kënaqësinë që të shikoja Arminën me bukurinë e saj, Fatmën me atë energjinë. Kur më thonin të prezantoja ose që do thoja 5 fjalë unë nuk dija, i thoja që nuk jam për moderatore jam për opinioniste. 

Po si konkurrente në Big Brother VIP e shikon veten Rita Petro?

Si mund të jem unë? Absolutisht. E para as nuk e konceptoj dot veten e mbyllur. Mund të rri në punë deri në orën 22:00 dhe gjithmonë dua të marr miqtë dhe mikeshat për një birrë ose një pije, duke qenë edhe vetëm në shtëpi shkoj sa më vonë me thënë të drejtë. Shkoj dhe fle. Vdes për ushqim dhe verë të mirë. Unë nuk jetoj dot pa dashuri.