Albanian’s Hot Top 30, Week of January 3rd

Mirë se erdhët në vitin 2022! Kjo është playlist-a e parë e këtij viti për sa i përket 30 hiteve më të mira shqiptare. Jeni kuriozë të zbuloni se cilët këngëtarë me projektet e tyre e kanë nisur mbarë këtë vit?

Si fillim Young Zerka na ka prezantuar dy projekte të reja, “Tik Tak” dhe “Tirane London” në bashkëpunim me OG Merks, një artist i ri për ne. Mund të themi se kjo javë ka qenë plot bashkëpunime. Shumica e hiteve të këtij fillim viti kanë qenë të tilla, madje projekte që synojnë të kenë shumë sukses.

Këtu mund të përmendim Capital T dhe Mc Kresha me “Heku qafe”, dy artistë që do tejkalojnë çdo rekord me këtë bashkëpunim. Por jo vetëm kaq, gjithashtu dhe Lumi B, Lyrical Son dhe Mc Kresha me “Maje”. Mund të themi se për këta artistë viti 2022 ka nisur shumë mbarë.

Arilena Ara dhe Gjon’s Tears nga ana tjetër më në fund kanë publikuar projektin e tyre të shumëpritur nga fansat, “Dance Me”. Një tjetër dyshe shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar janë Butrint Imeri dhe Don Xhoni. Mund ta imagjinoni dot suksesin që do të ketë “Corazon”?

Nga ana tjetër Elgit Doda ka publikuar një tjetër hit që mbase mund t’ja kalojë “TL”, të titulluar “Ku je”. Alandy po bëhet gjithnjë e më aktiv duke sjellë projekte solo dhe kënga e tij më e re titullohet “Vitamin”. Projekti i fundit por jo nga rëndësia, që i bashkohet javës është “Shoqnia”, e sjellë nga Stresi dhe Bala, një tjetër artist i ri që vjen për herë të parë në listë. Kjo javë ndoshta do të jetë më e fuqishmja dhe që nuk do të dini se cilën këngë të dëgjoni më parë.

1
Capital T x Mc Kresha
Heku Qafe
2
Arilena Ara ft Gjon's Tears
Dance Me
3
Elgit Doda
Ku Je
4
Butrint Imeri ft. Don Xhoni
Corazon
5
Stresi ft. Bala
Shoqnia
6
Alandy
Vitamin
7
Young Zerka & Og Merks
Tirane London
8
Young Zerka
Tik Tak
9
Lumi B ft. Lyrical Son & Mc Kresha
Maje
10
Ledri Vula
Amerikana
11
Capital T
NASHTA
12
Ardit Cuni x Ciljeta
Oj Dashni
13
Arinda Gjoni
Malli
14
Dhurata Dora
Criminal
15
Kida
Mo jo
16
ELITA 5
LAMTUMIRE
17
Samanta
Jeta ime
18
Sardi
A ja thash
19
Irkenc Hyka ft Vig Poppa
Te Premtoj
20
Capital T
PLAN
21
ELAI
Pise
22
Dafina Zeqiri ft. Buta
Era
23
Big Kik
Pfizer Love
24
Ibro Deli
Sonata
25
Nush
E urrej
26
Alandy ft. Stine
Am do
27
Mira Konci & Faton Macula
Era
28
Nilsa Hysi
Qaj
29
Yll Limani
Vonë
30
Yll Limani
Çka nëse