Albanian’s Hot Top 30, Week of October 25th

Ju prezantojmë me hitet më të mira shqiptare të kësaj jave. Këtë herë kemi plot shtatë këngë të reja në listë. Një bashkëpunim paksa i pazakontë, por që rezultoi të ishte mjaft i pëlqyer nga publiku dhe u votua që tí bashkangjitej menjëherë listës së këngëve më të mira shqiptare. Po flasim për “Mëkati jem” i Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj.

Nga ana tjetër kemi një artist të ri në listë, Elai, i cili hyn fuqishëm me dy këngë, “Lale” dhe “Paranormal”. Me gjasa që do të na surprizojë akoma në javët në vazhdim. Gjithashtu, Dafina Zeqiri dhe MC Kresha kanë publikuar videoklipin e këngës së tyre “Vet e lype”, pjesë e albumit të shumëpërfolur të këngëtares.

Një tjetër surprizë e kësaj jave është artisti Don Xhoni. Këngëtari ka arritur që të ketë shumë fansa dhe ne jemi shumë kuriozë për të parë rrugëtimin e tij në listën e këngëve më të mira shqiptare. Butrint Imeri ka sjellë këngën e tij “Kuku”, që vjen me një stil paksa më ndryshe nga projektet e tij të mëparshme. A do të tejkalojë sukseset e këtyre të fundit.

Killua, nga ana tjetër, ka intriguar me një projekt shumë të veçantë të titulluar “Bagëti e Bujqësi”. Gjykojeni vetë…

Zbuloni më shumë duke dëgjuar Albanian’s Hot Top 30 dhe duke shijuar artistët tuaj të preferuar shqiptarë.

Powered by The Top List © / Top Awards ©

1
Killua
Bageti e Bujqesi
2
Don Xhoni
Trust me
3
Elai
Lale
4
Elai
Paranormal
5
Dafina Zeqiri ft. MC Kresha
Vet e lype
6
Geasy x Majk feat Xhensila
Mëkati jem
7
Butrint Imeri
Kuku
8
Cekic
Dua
9
Arilena Ara
Ke Me Mungu
10
Elgit Doda
TL
11
Shpat Deda x BimBimma
N'dikon Ndikon
12
Adriano
Por favor
13
Ledri Vula x Lumi B x Gjiko
Ça Bone
14
Stine x Dr Flori x Aurela Gace
SFL
15
Fifi
Ma more
16
Ronela Hajati ft. Klement
Leje
17
Muma X Elinel
Per tradhetine
18
Bardhi
A je
19
Dafina Zeqiri
Karma
20
Elona Islamaj
Maskaradë
21
Renis Gjoka
Fjalet
22
Rina
Addiction
23
Finem x Light
Ku je ti
24
KOKA
No Substitute
25
Capital T
Valle
26
Elhaida Dani
Amore
27
Elhaida Dani
Kenga Jone
28
Elhaida Dani
Hajmali
29
Elhaida Dani
Zanin
30
Elhaida Dani
Jam Betu