
Taylor Swift i ‘tërboi’ fansat e saj teksa publikoi një videoklip të ri për këngën e saj “Lavender Haze”. Videoja e stilit surrealist, shfaq Swift të zhveshur ndërsa po lahej në një pishinë ngjyrë vjollce, duke kërcyer në retë e tymit të purpurt me modelin transgjinor Laith Ashley, i cili luajti të dashurin e saj në video. Për këngën, superylli i pop-it zgjodhi të realizonte një video paksa të çuditshme, të cilën ajo e përshkroi si “një ëndërr e zjarrtë pa gjumë të viteve ’70”.
Miqtë e famshëm të Rita Ora-s e kanë uruar për martesën në videoklipin e saj të ri “You Only Love Me”. Fansat pikasën Lindsay Lohan dhe Kristen Stewart mes një montazhi yjesh që i bëjnë homazhe Ritës të veshur si një nuse. Videoja përfundon me Rita-n me vello nusërie duke ecur në një rrugë, ndërsa një grup vajzash të ftuara në dasmë e ndjekin atë. Kënga pop shënon rikthimin e saj në listë pas publikimit të albumit të saj të dytë në studio “Phoenix”.
Rosalia vjen këtë javë me projektin e saj më të ri “LLYLM”, ku ajo vendos të këndojë edhe në gjuhën spanjolle, edhe në gjuhën angleze. Ritmi është shumë inovativ, pop, me rrymën flamenko. Dhe teksti është kaq i trishtuar, është idealizimi i një dashurie që pavarësisht se është e lumtur jeton një mashtrim që lutet ta duan. Rosalia nuk zhgënjen kurrë.